07/10/2020 07/10/2020 “Ta kafshoni, ta hani! Çfarë shprehje të fuqishme! Por, nuk janë tepër të fuqishme, kur ne shikojmë realitetin.” Ç’presion zemërimi dhe egërsie nga të gjitha anët! Dhe me sa rrezikshmëri vepron ajo mbi shpirtrat e freskët, mbi të rinjtë, që akoma nuk e kanë njohur hidhërimin dhe pamëshirën e gjykimeve njerëzore! Dikur do të zbulohen...
07 Οκτωβρίου, 2020 - 20:03
Τελευταία ενημέρωση: 07/10/2020 - 21:29

Në qoftë se e kafshoni dhe e hani njëri-tjetrin, ruhuni që të mos shfaroseni nga njëri – tjetri.” (Gal. 5:15)

Διαδώστε:
Në qoftë se e kafshoni dhe e hani njëri-tjetrin, ruhuni që të mos shfaroseni nga njëri – tjetri.” (Gal. 5:15)

“Ta kafshoni, ta hani! Çfarë shprehje të fuqishme! Por, nuk janë tepër të fuqishme, kur ne shikojmë realitetin.” Ç’presion zemërimi dhe egërsie nga të gjitha anët! Dhe me sa rrezikshmëri vepron ajo mbi shpirtrat e freskët, mbi të rinjtë, që akoma nuk e kanë njohur hidhërimin dhe pamëshirën e gjykimeve njerëzore! Dikur do të zbulohen para nesh frytet e armiqësisë sonë tokësore dhe ne do të tmerrohemi.

Zoti dëshiron paqedashësit, kurse ne grindemi! Zoti dëshiron krijuesit, kurse ne shkatërrojmë! Zoti dëshiron samaritanet zemërmira, të cilat të plagosurin do ta mëshironin, do ta ngrinin dhe do ta mjekonin, kurse me plagët e mëkatit tonë dhe të të tjerëve shpesh tallemi, apo gjykojmë në mënyrë të pamëshirshme tek i afërmi atë, që te vetja e justifikojmë. Në qoftë se kjo egërsi shfaqet midis besimtarëve, në qoftë se njerëzit sillen me njëri – tjetrin me inat dhe me armiqësi, për ndonjë arsye të kotë, apo nga ngushtësia e pikëpamjeve të veta, atëherë ç’turp i madh është ky për Emrin e Krishtit, që erdhi për të bashkuar në Veten edhe të largëtit edhe të afërmit “dhe të paqësojë me Kryqin e Tij çdo armiqësi!” (Efes:2;16-17).

E lartmja le ta shtypë të ultën: dashuria, të cilën vetëm Zoti mund ta japë, le të mposhtë gjithçka, që ngre krye kundër kësaj dashurie! Bindja ndaj kësaj fjale le të triumfojë mbi të gjitha grindjet, të cilat helmojnë jetën dhe zemrën. Kjo fjalë është: “kërko paqen dhe ec drejt saj!”

Dhe, në qoftë se ne, të krishterët e vërtetë, me frikë Perëndie, do të shmangim fyerjet vetjake dhe do të zgjohemi me anën e fjalës dhe veprës së Tij, atëherë le të lavdërojmë Emrin e Tij të shenjtë.


facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων