“Nëna duhet të shkrihet si llambadha…”!
Sa herë që Jerondi fliste pë lutjen, kuptoja se nuk nënkuptonte një përpjekje sipërfaqësore, me shkëputje, por të thellë dhe të vazhdueshme.
Dikur, kur e pyeta Jerondin për një problem të fëmijës së një shoqes sime, (e cila më kërkoi ta pyesja), më tha: “Fëmija ka një problem të brendshëm dhe prandaj sillet kështu”.
Fëmija është i mirë, nuk e do atë që bën, por detyrohet, është i lidhur nga diçka. Nuk korrigjohet me logjikë, nuk mund ta bindësh me këshilla, as ta imponosh me kërcënime. Ai do të bëjë të kundërtat. Mund të bëhet më keq, mund të mbetet kështu, mund të çlirohet nga kjo. Që të çlirohet, duhet të shenjtërohet e ëma.
Që të çlirohet, do pranë tij një njeri të shenjtë, me shumë dashuri, i cili nuk do t’i bëjë mësime, as nuk do ta frikësojë, por do të jetojë me shenjtëri, dhe fëmija, që do ta shohë, do ta ketë zili dhe do ta imitojë.
Para së gjithash, fëmija do pranë tij një njeri që bën lutje të nxehtë. Lutja bën mrekulli. Nuk duhet që nëna të mjaftohet vetëm me përkëdheljen ndaj fëmijës së saj, por të ushtrohet në përkëdheljen shpirtërore të lutjes.
Kur shkon që ta përkëdhelë pa lutje, fëmija bën kështu: shtrin duart me forcë dhe e shtyn nënën. Por, kur edhe pa e përkëdhelur, bën mistikisht lutje të nxehtë për fëmijën, atëherë ai do të ndiejë në shpirtin e tij një përkëdhelje të pashpjegueshme shpirtërore, e cila e tërheq drejt nënës së tij.
Në lutjen e saj për fëmijën, nëna duhet të shkrihet si llambadha. Të lutet në heshtje dhe me duart e ngritura drejt Krishtit, ta përqafojë mistikisht fëmijën e saj.
Shën Porfiri
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










