01/02/2023 01/02/2023 Ditën e hënë, datë 30 Janar 2023, në mjediset e Kolegjit Universitar ”LOGOS”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me AZHBR (Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural). Më pas drejtoresha e kësaj agjencie, zj. Eranda Selmanaj, mbajti një leksion të hapur për studentët. Tema e leksionit të hapur ishte “Të rinjtë në bujqësi”. Ndër të tjera...
01 Φεβρουαρίου, 2023 - 11:45

NESHKRIMI I MARRVESHJES SE BASHKEPUNIMI ME AZHBR ( pë që ) DHE LEKSION I HAPUR ME STUDENTET

Διαδώστε:
NESHKRIMI I MARRVESHJES SE BASHKEPUNIMI ME AZHBR ( pë  që  ) DHE LEKSION I HAPUR ME STUDENTET

Ditën e hënë, datë 30 Janar 2023, në mjediset e Kolegjit Universitar ”LOGOS”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me AZHBR (Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural). Më pas drejtoresha e kësaj agjencie, zj. Eranda Selmanaj, mbajti një leksion të hapur për studentët.
Tema e leksionit të hapur ishte “Të rinjtë në bujqësi”. Ndër të tjera në këtë leksion u theksua rëndësia e të rinjve në bujqësi si dhe kriteret për përfitimin e granteve për të rinjtë.
Leksioni i hapur pati mjaft interes nga audienca e përbërë nga studentë dhe pedagogë të cilët morën pjesë me pyetjet dhe diskutimet e tyre.
Zj. Semanaj foli mbi modelet e suksesit në skemat kombëtare ku janë kryer pagesa për shumë fermerë në një sërë skemash mbështetëse. Ajo shpjegoi mënyrën se si përfitohen këto pagesa, kohën e hapjes së aplikimeve për këtë vit dhe mënyrën se si zhvillohet informimi mbi skemat kombëtare mbështetëse. U sqaruan gjithashtu kriteret konkurruese me pikë për vlerësimin e aplikantëve. Ajo foli gjithashtu dhe mbi programin “Tirana Youth Capital” dhe bashkëpunimet me universitete të ndryshme për pjesëmarrjen e të rinjve.
E pyetur nga audienca, zj. Semanaj foli dhe mbi sfidat e AZHBR, kryesisht në drejtim të thithjes së fondeve dhe sigurimin që fondet mos të digjen përmes udhëzimit të sipërmarrësve për t’i plotësuar kriteret në kohën e duhur. Ajo gjithashtu theksoi sfidën e dixhitalizimit i cili përfshin përpjekjet për aplikimet online me e-albania.
Më shumë informacion të rinjtë mund të marrin në website-in e AZHBR dhe në rrjetet sociale: azhbr.gov.al. Në rrjetet sociale ata mund të gjejnë raste suksesi të sipërmarrësve të rinj në sektorin bujqësor.
Në fund të takimit, zj. Selmanaj ofroi mundësinë për bashkëpunime të mundshme në përfshirjen e studentëve dhe pedagogëve në fushatat e informimit që AZHBR do të bëjë tek fermerët në qarqet e gjithë Shqipërisë.
Kolegji Universitar “LOGOS” –  Dritë dhe fuqi jete!

 

Kolegji Universitar Logos

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων