22/01/2020 22/01/2020 Të nderuar fitues të çmimeve të konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, Siç e dini, populli ynë po kalon një fazë shumë të vështirë, pas një tërmeti me përmasë 6.4 shkalla Rihter, që goditi vendin tonë në datën 26 nëntor. Në këtë periudhë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është përqendruar plotësisht për të...
22 Ιανουαρίου, 2020 - 12:01

Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria Konkurs ndërkombëtar i fotografisë

Διαδώστε:
Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria Konkurs ndërkombëtar i fotografisë

Të nderuar fitues të çmimeve të konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, Siç e dini, populli ynë po kalon një fazë shumë të vështirë, pas një tërmeti me përmasë 6.4 shkalla Rihter, që goditi vendin tonë në datën 26 nëntor. Në këtë periudhë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është përqendruar plotësisht për të ndihmuar qindra të mbijetuar, që humbën gjithçka nga tërmeti katastrofik, duke siguruar strehim dhe ndihmë efektive dhe të shpejtë.
E gjithë kjo rrethanë e jashtëzakonshme dhe e dhimbshme, na detyron të shtyjmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e promovimit të albumit fotografik “Ngjyrat e Orthodhoksisë Shqipëria” dhe të çeljes së ekspozitës me fotografi pjesëmarrëse në konkurs (të cilat ishin programuar për t’u zhvilluar në muajin dhjetor, përpara të kremtes së Krishtlindjeve), për një periudhë më të vonë, në 19 të muajit janar të vitit 2020.
Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve, me email dhe në web-in e konkursit http://albania.orthphoto.net/en.html Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për këtë ndryshim të detyruar.
Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj.
Komisioni organizativ
Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t’i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri.

Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.
472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën kategori (raundi i parë). Në raundin e dytë, juria ngushtoi përzgjedhjen për fituesit dhe çmimet e nderit.
Për të veçuar fituesin e mundshëm të Grand Prize, juria u bazua në cilësinë e të gjitha fotografive për të katërta kategoritë që u dërguan në konkurs. Vendimi përfundimtar i për fitimin e Grand Prize shkoi për çiftin Fr. Stephanos & Alexandria Ritsi (Florida, USA).

Pas vendimit të Grand Prize, juria shpall fituesit e mëposhtëm për secilën nga katër kategoritë:
Kisha

Çmimi i parë:
Albert Cmeta (Tiranë, Shqipëri)

Çmimi i dytë:
Antonio Poshnjari (Tiranë, Shqipëri)

Çmimi i tretë:
Pilar Otero (Cordoba, Argentina)

Çmim nderi
Eda Zari (Düsseldorf, Germany)

Çmim nderi
Era Bushi (Tiranë, Shqipëri)

Çmim nderi
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)

Njerëz

Çmimi i parë:
Eda Zari (Düsseldorf, Germany)

Çmimi i dytë:
Athanasios Tavridis (Selanik, Greqi)

Çmimi i tretë:
Vaster Dhima (Tiranë, Shqipëri)

Çmim nderi
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)

Reportazhe

Çmimi i parë:
Athanasios Tavridis (Selanik, Greqi)

Çmimi i dytë:
Eneijda Rama (Lushnjë, Shqipëri)

Çmimi i tretë:
Valentino Arapi (Korçë, Shqipëri)

Çmim nderi
Vasil Kasneci (Tiranë, Shqipëri)

Çmim nderi
Evis Kumi (Tiranë, Shqipëri)

Ringjallja e Kishës

Çmimi i parë:
Evis Kumi (Tiranë, Shqipëri)

Çmimi i dytë:
Joni Margjeka (Tiranë, Shqipëri)

Çmimi i tretë:
Ina Toska (Fier, Albania)

Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve. Rreth 100 fotografi, nga më interesantet, do të prezantohen në një ekspozitë, ndërsa fotografitë fituese do të botohen në albumin “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria “.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë promovimit të albumit dhe hapjes së ekspozitës.

albania.orthphoto.net

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων