22/01/2020 22/01/2020 Të dielën, 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, u çel ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. Ekspozita u organizua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Orthodhokse e Polonisë dhe portali OrthPhoto dhe ka si qëllim të paraqesë diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në...
22 Ιανουαρίου, 2020 - 12:37

“Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Διαδώστε:
“Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Të dielën, 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, u çel ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. Ekspozita u organizua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Orthodhokse e Polonisë dhe portali OrthPhoto dhe ka si qëllim të paraqesë diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri.

Ekspozita përmbante fotografitë e vlerësuara me çmime si dhe një përzgjedhje prej 472 fotografish të dërguara në konkursin ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, nga 50 pjesëmarrës dhe nga 10 vende të ndryshme. Çelja e ekspozitës u shoqërua edhe me ndarjen e çmimeve fituese dhe promovimin e albumit fotografik në katër gjuhë.

Veprimtaria u hap me interpretime korale nga një formacion i përzgjedhur i korit të Katedrales së Shën Nikollës në Bialystok, Poloni. Në vazhdim, mbrëmja pasoi me tryezën promovuese të albumit fotografik në katër gjuhë, që, së bashku me ekspozitën, përbënin pikën kulmore të organizimit të projektit “Ngjyrat e Orthodhoksisë Shqipëria”. Për të zbuluar më shumë rreth albumit fotografik, përpara auditorit doli një panel me anëtarët e jurisë ndërkombëtare të fotografisë, të cilët folën për cilësinë e lartë estetike dhe artistike të albumit, rrugëtimin e konkursit ndërkombëtar të fotografisë, përvojën e jurisë dhe vlerësimin e prurjeve fotografike, impaktin dhe kontributin e botimit, përmbajtjen dhe strukturimin e albumit, kurimin e ekspozitës dhe përmbajtjen e saj etj.
Paneli përbëhej nga z. Jarosllav Harkeviç, gazetar, botues, shkrimtar, përkthyes dhe nismëtari i serive të albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë”; z. Aleksander Wasyluk, editor dhe një nga themeluesit e portalit ndërkombëtar të fotografisë orthphoto.net; Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andon Merdanin, anëtar i jurisë ndërkombëtare të konkursit të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria” dhe z. Andi Rembeci, kurator i ekspozitës dhe editor i botimit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.

Programi vazhdoi me interpretime korale nga kori i muzikës bizantin të Kryepiskopatës së Tiranës “Shën Joan Kukuzeli” (themeluar më 1998) dhe nga kori profesional miks i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë (themelua në vitin 1992).

Mbrëmja kulmoi me ndarjen e çmimeve fituese të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipçëria”. Fituesit e kategorisë “Kishë” u shpallën: Albert Cmeta me çmimin e parë, Antonio Poshnjari me çmimin e dytë dhe Pilar Otero me çmimin ne tretë. Ndërsa Era Bushi, Joni Margjeka dhe Eda Zari u vlerësuan me çmime nderi (honorary mentions) për të njëjtën kategori. Fituesit e kategorisë së dytë, “Njerëz” u shpallën: Eda Zari me çmimin e parë, Athanasios Tavridhis me çmimin e dytë dhe Vaster Dhima me çmimin e tretë. Ndërsa me çmim nderi (honorary mention) për të njëjtën kategori u vlerësua Joni Margjeka. Për kategorinë e tretë, Reportazhe, me çmimin e parë u vlerësua Athanasios Tavridhis, me të dytin Eneijda Rama dhe me të tretin Valentino Arapi, ndërkohë që fituan çmime nderi (honorary mentions) Vasil Kasneci dhe Evis Kumi. Fituesit e kategorisë Ringritja u shpallën: Evis Kumi me çmimin e parë, Joni Margjeka me çmimin e dytë dhe Ina Toska Photography me çmimin e tretë. Çmimi i Madh (Grande prize) për fotografin më të mirë që ka dërguar koleksionin më të mirë të fotove për të 4 kategoritë, ju dha atë Stefanos dhe Alexandria Ritsi.

Në mbyllje, të pranishmit u ftuan për të çelur ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë, Shqipëria” në mjediset e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ekspozita, në ditët në vazhdim do të shpërngulet në kangjellat e oborrit të jashtëm të katedrales dhe do të qëndrojë atje e ekspozuar për disa ditë.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων