20/10/2021 20/10/2021 Së fundmi, dikush në rrjetet sociale, hodhi një “lajm” për “njerëz të armatosur” në Manastirin “Burimi Jetëdhënës” të Dhërmiut. Pas një kontrolli nga policia e Himarës, u deklarua se u gjet vetëm një çakmak në formë pistolete dhe se “Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme...
20 Οκτωβρίου, 2021 - 16:24

NJE LAJM DASHAKEQ QE U PERGENJESHTRUA NGA FAKTET

Διαδώστε:
NJE LAJM DASHAKEQ QE U PERGENJESHTRUA NGA FAKTET

Së fundmi, dikush në rrjetet sociale, hodhi një “lajm” për “njerëz të armatosur” në Manastirin “Burimi Jetëdhënës” të Dhërmiut. Pas një kontrolli nga policia e Himarës, u deklarua se u gjet vetëm një çakmak në formë pistolete dhe se “Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.”
Shpifje të këtij lloji kundër Kishës dhe personave të saj nuk janë të reja në internet. E veçanta është se kësaj here iu kushtua një vëmendje e pajustifikuar. Duhen falënderuar faqet e mediave që u treguan objektive, por gjithashtu nuk mund të mos vëmë në dukje se në disa prej tyre jo vetëm u botua kjo gënjeshtër si e mirëqenë, por iu shtuan edhe sajesa fantazioze për gjetje armësh e uniformash ushtarake, duke dëshmuar një qëndrim hapur tendencioz dhe antiorthodhoks, që cenon harmoninë aq të çmuar fetare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων