14/02/2022 14/02/2022 Doli në qarkullim libri i Kryepiskopit Anastas “BASHKEKZISTENCË: PAQJA, NATYRA, VARFËRIA, TERRORIZMI, VLERAT (Këndvështrim fetarologjik)”. Ky libër është botuar deri tani në disa gjuhë, si greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht etj., dhe tani vjen edhe në shqip, i përkthyer nga z. Vangjel Dule. Botimi është një bashkëpunim midis Shtëpisë Botuese “Toena” dhe Botimeve “Ngjallja”, të...
14 Φεβρουαρίου, 2022 - 16:00
Τελευταία ενημέρωση: 14/02/2022 - 16:01

NJË LIBËR I RI I KRYEPISKOPIT ANASTAS

Διαδώστε:
NJË LIBËR I RI I KRYEPISKOPIT ANASTAS

Doli në qarkullim libri i Kryepiskopit Anastas “BASHKEKZISTENCË: PAQJA, NATYRA, VARFËRIA, TERRORIZMI, VLERAT (Këndvështrim fetarologjik)”. Ky libër është botuar deri tani në disa gjuhë, si greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht etj., dhe tani vjen edhe në shqip, i përkthyer nga z. Vangjel Dule. Botimi është një bashkëpunim midis Shtëpisë Botuese “Toena” dhe Botimeve “Ngjallja”, të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Bashkekzistenca ishte elementi përbërës bazë i jetës së njerëzimit… Bashkekzistenca sabotohet dhe helmohet shpesh. Dobësimi i saj, si rregull, i detyrohet virusit të egocentrizmit, individual apo grupor, që manifestohet në mënyrë shumëformëshe…
Padrejtësitë, korrupsioni dhe varfëria nuk pushuan së shkatërruari bashkekzistencën harmonike të njerëzimit. Dhjetëvjeçarët e fundit madje, dhuna ka marrë forma të reja të pakontrollueshme, me pikë kulmore terrorizmin shumëformësh. Agresiviteti njerëzor u shtri në shfrytëzimin, madje edhe në përbuzjen e krijesës, me pasoja të dhimbshme si për mjedisin natyror, ashtu edhe për vetë jetën njerëzore.
Për këto probleme, religjionet e mëdha që ndikuan në civilizimin e popujve të ndryshëm kanë krijuar koncepte dhe parime të caktuara. Në shkrimet që përfshin kjo përmbledhje, kemi një qasje nga këndvështrimi teologjik dhe fetarologjik të disa problemeve globale.
* * * *
Vlerësim për librin
Juria e dhënies së çmimit për esenë e mendimit të lirë, në kujtim të Panajotis Foteas, që u mblodh më 23 prill 2016 në Athinë, përzgjodhi me kuorum të plotë për çmimin prestigjioz “Fotea” 2015, librin e Kryepiskopit Anastas “Bashkekzistencë: Paqja, natyra, varfëria, terrorizmi, vlerat – këndvështrim fetarologjik”.
Po japim të plotë vendimin e komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e këtij libri:
“Ky libër përmban ese që trajtojnë tema të një dimensioni universal, si paqja, natyra, varfëria dhe terrorizmi, të para nga një këndvështrim teologjik e fetarologjik. Komisioni thekson si karakteristikë kryesore të këtyre eseve meditimin, spiritualitetin e thellë, frymën e lartë dhe, mbi të gjitha, fjalën koncize e të kthjellët që zgjon njeriun modern nga indiferenca dhe hipnoza e ndërgjegjes. Gjithashtu, komisioni vlerëson edhe personin e Kryepiskopit Anastas si një personalitet i shquar, i vlerësuar botërisht për aktivitetin e tij të shumanshëm, për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të shpërbërë krejtësisht, si dhe për veprën e tij të gjerë hierapostolike e sociale”.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων