07/12/2020 07/12/2020 Dëshmi të krishtera në Radio “Ngjallja” NJE MREKULLI E SHEN KOLLIT ME KALIN E PETRIT DUMES *treguar nga Shpresa Terezi Të të tregojë një rast, që ka lidhje me familjen time. Vëllai i madh ka qenë shumë çapkën… Mamaja ime u tha dy vëllezërve: “Merreni motrën me vete dhe largohuni nga shtëpia” (të iknim të...
07 Δεκεμβρίου, 2020 - 11:41

NJE MREKULLI E SHEN KOLLIT ME KALIN E PETRIT DUMES

Διαδώστε:
NJE MREKULLI E SHEN KOLLIT ME KALIN E PETRIT DUMES

Dëshmi të krishtera në Radio “Ngjallja”
NJE MREKULLI E SHEN KOLLIT ME KALIN E PETRIT DUMES
*treguar nga Shpresa Terezi
Të të tregojë një rast, që ka lidhje me familjen time. Vëllai i madh ka qenë shumë çapkën… Mamaja ime u tha dy vëllezërve: “Merreni motrën me vete dhe largohuni nga shtëpia” (të iknim të luanim, meqënëse do lyhej shtëpia). Shkuam në një vend që ishte larg Ersekës, në një fshat, Mësar quhej. Aty kalonte edhe një lumë. Mua më lanë me shoqet, që luanin me litarë. Ky (vëllai i madh) pa disa fëmijë.., që luanin me nje bombë dhe po mundoheshin që ta hapnin me tel. Dhe u thotë: “Lëreni se e hap unë.” E mori, e hapi dhe bomba shpërtheu.
Të tërë fëmijët i kishte kapur; dikush ballin, dikush gishtat. Vëllait tim i kishin hyrë ciflat e bombës në trup dhe ja kishin bërë rrobat vrima- vrima. E morën me kalë dhe e çuan në spital. U shurdhua nga aksidenti.
Në datën 20 maj festohej në atë kohë formimi i batalionit partizan “Hakmarrja”dhe bëhej një festë shumë e madhe në fshatin Vodicë. Aty ishte edhe kisha shumë e dëgjuar e Shën Kollit të Vodicës, …ku ishin bërë shumë mrekullira. Shkonin njerëz pa sy, pa gojë dhe kishin ndodhur mrekullira shërimesh. Vinin për këtë festë tërë pushtetarët nga Korça, Erseka, Leskoviku, tërë populli. Vajtëm edhe ne për hallin e vëllait tonë të plagosur, në kishën e Shën Kollit, ku edhe e gdhimë. Atë natë mamaja kishte taksur diçka edhe për kishën. Njëherësh u ndodhëm edhe ne në këtë festë. Aty erdhi edhe Petrit Dumja, me origjinë nga fshati Selenicë i Ersekës. Vinin në këtë festë edhe Josif dhe Eleni Pashko. Në oborrin e kishës erdhi Petrit Dumja hipur mbi kalë. Ai që mbante kapistallin e kalit, – siç më tregoi im atë, – i tha se ishte mirë që të zbriste nga kali (për respekt të vendit të shenjtë). Por ai iu përgjigj me përbuzje – “Eh, ç’po më thua!?” Kështu pra, kaloi para kishës. Por ndodhi diçka që e panë të gjithë. Kali i tij ndaloi dhe u gjunjëzua vetë përpara kishës. Kjo bëri një bujë jashtëzakonisht të madhe. Ishte diçka që ngeli tek njerëzit se feja ekzistonte.
…Mbas disa vitesh kur u zbulua një grup puçistësh nga rregjimi i atëhershëm dhe Petrit Dumja ishte kryetari i këtij grupi, tregohet se në kohën para se të pushkatohej, ai bëri një rrugë në fshatin e tij, Selenicë dhe kërkoi duke thënë: “Më çoni një herë tek Shën Kolli i Vodicës”. Dhe vajti… . Dhe mendoj se, në vetvete ai besoi në atë që i ndodhi më parë në atë festë. (ku kali i tij u gjunjëzua para portës së kishës së Shën Kollit të Vodicës).

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων