Nxënësit rikthehen me gëzim në shkollë
Nën mbrojtjen e lartësimit të Kryqit të Shenjtë dhe jetëdhënës, me gëzim fëmijët dhe nxënësit u kthyen në kopshte e shkolla. E gjithë familja e kopshteve dhe shkollave të Fondacioni “Fryma e Dashurisë” hapi dyert e saj dhe mirëpriti 673 fëmijë në kopshte, të cilat vazhdojnë ende pranimin e fëmijëve dhe 1910 nxënës në shkolla. Mësuesit dhe personeli me guxim u përballën me sfidat e vënies në zbatim të masave paraprake të caktuara për Covid-19. Këto masa kërkuan që secila prej shkollave tona të zgjidhte një nga skenarët e ofruar nga Ministria e Arsimit.
Të 18-të kopshtet e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, që funksionojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë, u hapën sipas programeve të tyre përkatëse, duke sjellë gëzim dhe çlirim te prindërit të vegjlit e të cilëve u mblodhën së bashku në ambiente të sigurta duke mësuar në mënyrë interaktive.
Shkolla shqiptaro-amerikave “Protagonistët” në Tiranë vazhdon të zgjerohet me 220 fëmijë në kopsht, 820 nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 220 nxënës në gjimnaz. Kjo shkollë zgjodhi skenarin me 2 turne, që të mundësonte pranimin e gjithë nxënësve dhe zbatimin e rregullave të distancimin social. Ata zgjodhën të kishin dy turne, që të akomodonin të gjithë studentët dhe të plotësonin kërkesat e distancës sociale. Shkolla dhe kopshti “Protagonistët” të rruga e Kavajës i akomodon fëmijët dhe nxënësit në dy objekte. Ndërsa gjimnazi i zgjeroi klasat dhe u zhvendos të ndërtesa në lindje të Universitetit “Logos”, në rrugën Dritan Hoxha. Klasat e reja moderne janë të ndritshme dhe të freskëta, me një laborator të ri kompjuterësh dhe palestër. Shkolla “Protagonistët” dallohet gjithmonë për nivel të shkëlqyer akademik dhe shpresojnë ta ruajnë këtë standard.
Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” në Durrës zgjodhi skenarin normal të mësimit me 207 nxënës të regjistruar këtë vit në 9-vjeçare dhe në gjimnaz. Kopshti “Frymë Dashurie” në Durrës vazhdon ende të pranojë regjistrime për programin e ri të ofruar i cili mundëson drekë dhe qëndrimin e fëmijëve deri në ora 14:00.
Kolegji “Platon” në Korçë filloi më 7 shtator me 83 nxënës. Stafi, prindërit dhe nxënësit ishin gati të zbatonin protokollin e caktuar. Ndërsa nxënësit qëndronin në oborrin e shkollës në shenjat e caktuara të distancimit social, atë Anesti drejtoi lutje dhe bëri ajazëm për bekimin e fillimit të shkollës. Vitin e kaluar nxënësit e kolegjit “Platon” morëm pikët maksimale në provimet e maturës, duke shkëlqyer me notën 10 absolut. Nxënëset e shkëlqyera ishin Teodhora Shaka dhe Xhorxhia Vangjeli. Të cilat i përgëzojmë dhe iu urojme çdo sukses!
Shkolla “Frymë Dashurie”, 9-vjeçare dhe gjimnaz, në Gjirokastër mikpriti nxënësit për vitin e ri shkollor me lutje dhe ajazëm. Shkollat 9-vjeçare mikpriti 263 nxënës dhe gjimnazi 54 nxënës. Godina e re dhe e bukur e gjimnazit mundësoi që nxënësit të qëndrojnë në skenarin normal të mësimit, ndërkohë që zbatojmë me përpikëri të gjithë protokollin për Covid-19. Ndërsa shkolla 9 vjeçare për klasat I-V ndjek skenarin me dy turne, ndërsa për klasat VI-IX ndjek programin me 45 minuta për orë mësimore. Shkolla është e bekuar me një staf të përkushtuar, të cilët nuk pranojnë pozitat e ofruara nga shkolla të tjera, por vazhdojnë të ofrojnë me dashuri të shkolla “Frymë Dashurie” dhe shërbejnë mbi normën e kërkuar duke u ofruar vullnetarisht me dashuri komunitetin e tyre. Dashuria e tyre për njëri-tjetrin është një shembull i vërtetë i “Frymës së Dashurisë”, të cilin lutemi ta kenë të gjitha shkollat dhe kopshtet e Fondacionit.
Gjithashtu, më 14 shtator u hapën 5 kopshte në Mitropolinë e Gjirokastrës, përkatësisht në zonat Gjirokastër, Dervician, Granicë, Përmet dhe Sarandë.
Kolegji “Frymë Dashurie”, gjimnazi dhe shkolla profesionale në Mesopotam mikpriti 263 nxënës, të cilët ndjekin skenarin normal të mësimit.
Fondacioni “Fryma e Dashurisë” krenohet për kurajën, kreativitetin dhe guximin e gjithë stafit mësimdhënës dhe ndihmës, ndërsa ata ecin përpara në përballimin e nevojave për kthimin e nxënësve në shkollë, jo vetëm për edukimin e tyre akademik, por sidomos për mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










