08/08/2022 08/08/2022 E hënë, 8 gusht 2022 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI (1-15 Gusht) Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili. – OMOLOGJET (RRËFYES/POHUES I BESIMIT) EMILIANI I KIZIKËS – Fillimisht ishte murg në manastirin e themeluar nga shën Tarasi (25 shkurt) dhe shkëlqeu nga virtytet. Pas pak...
08 Αυγούστου, 2022 - 14:38

Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili

Διαδώστε:
Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili

E hënë, 8 gusht 2022 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI (1-15 Gusht)
Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili.
– OMOLOGJET (RRËFYES/POHUES I BESIMIT) EMILIANI I KIZIKËS –
Fillimisht ishte murg në manastirin e themeluar nga shën Tarasi (25 shkurt) dhe shkëlqeu nga virtytet. Pas pak kohësh, u ngrit në gradën episkopale dhe pasoi në vendin e mitropolitit të Kizikës, Nikolla (pas 788).
Gjatë konferencës për nderimin e ikonave, që u thirr në pallatin e perandorit Leon V, më 815, shën Emiliani kundërshtoi qeveritarin heretik dhe i tha se çështja e dogmave ishte e rangut kishtar, dhe se duhet të trajtohej në kishë dhe jo para autoriteteve civile.
Nga ky rrëfim i guximshëm, e internuan. Dhe pas 5 vjet sprovash ai vdiq; mendohet se është vrarë nga agjentët e perandorit, kështu ai u bashkua në qiell me korin e shenjtorëve martirë. Emiliani (latinisht do të thotë: ai që konkuron).
Sipas Menologut të Vasilit II, ai vdiq në paqe kur ishte i internuar.
* * * *
– EPISKOP MIRONI I KRETËS –
Shën Mironi lindi në Avrakia të Kretës, në një familje të krishterë. Ende i ri, u martua dhe punoi si bujk. I shtyrë nga dashuria për të afërmin, u shpërndante shumë lëmosha të varfërve, dhe sa më shumë jepte, aq më të shumta i kishte të korrat.
Një ditë, gjeti në magazinën e grurit disa burra që po e vidhnin. Babëzia e tyre ishte aq e madhe, saqë i mbushën deri në majë thasët dhe nuk mundnin dot t’i lëviznin vendit. Kur Mironi i kapi duke vjedhur, nuk i dëboi, por i ndihmoi t’i ngarkonin thasët. I porositi mos t’i tregonin njeriu se çfarë kishte ngjarë, për të mos e humbur shpërblimin.
Virtytet e denjësuan për priftërinë dhe në fund të Persekutimit të Madh të Dioklecianit, u hirotonis episkop i Gortinës dhe kryepiskop i Kretës. Përveç urtësisë së tij të madhe, e ndihmoi grigjën e tij shpirtërore edhe me anë të mrekullive të shumta.
Shën Mironi drejtoi për shumë vjet grigjën që iu besua, duke derdhur pa kursim hirin e Perëndisë që i qe dhënë. Fjeti në paqe, rreth moshës 100-vjeçare (viti 350).

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων