15/08/2019 15/08/2019 Ka shumë gjasa që dikush të mund të bëjë pyetjen e mëposhtme: “Në qoftë se bota u krijua nga Perëndia dhe u krijua ‘shumë mirë’ atëherë nga buron e keqja”? A e krijoi Perëndia jonë mirëdashës të keqen bashkë me të mirën? A e bëri këtë që e keqja të baraspeshohej me të mirën? Do...
15 Αυγούστου, 2019 - 11:16

Origjina e së Keqes

Διαδώστε:
Origjina e së Keqes

Ka shumë gjasa që dikush të mund të bëjë pyetjen e mëposhtme: “Në qoftë se bota u krijua nga Perëndia dhe u krijua ‘shumë mirë’ atëherë nga buron e keqja”? A e krijoi Perëndia jonë mirëdashës të keqen bashkë me të mirën? A e bëri këtë që e keqja të baraspeshohej me të mirën? Do të ishte një blasfemi për ne nëse do ta pranonim të tillë premisë, sepse nga Perëndia i tërë-mirë vetëm mirësi mund të burojë. Por për ta kuptuar më mirë këtë është e domosdoshme që në të bëjmë dallim ndërmjet dy formave të së keqes domethënë ndërmjet së keqes natyrore ose fizike dhe të së keqes morale ose etike. E keqja natyrore është gjithçka që është e trishtueshme dhe e dhimbshme në natyrë dhe në jetën e njeriut. Shembuj të kësaj janë: tërmetet, stuhitë, përmbytjet, katastrofat. Gjithashtu në këtë mund të përfshijmë – sëmundjet, varfërinë, urinë, papunësinë dhe shumë gjëra të tjera prej të cilave njeriu vuan. A i dëshiron Perëndia këto gjëra? Në qoftë se Ai nuk i dëshiron, atëherë përse i lejon të ndodhin? Përse Ai lejon që të vuajnë krijesat e Tij racionale (të arsyeshme)? Ne u përgjigjemi këtyre pyetjeve: Jo Perëndia nuk e dëshiron të keqen natyrore, as nuk dëshiron sëmundjet dhe varfërinë dhe katastrofat e ndryshme. Por për shkak të këtyre provave dhe vuajtjeve shpeshherë njeriu zmbrapset nga rruga drejt së keqes, dhe për shkak se shumë herë ato u japin shkak njerëzve të drejtë dhe të virtytshëm për të shfaqur virtytin dhe besimin e tyre tek Perëndia duke u bërë shembull për njerëzit e këqij dhe që nuk besojnë, për këtë arsye i lejon Perëndia – që të përmbushen këto dy qëllime të dobishme dhe shëruese. Pra, me anë të vuajtjeve njeriu heq dorë nga shthurja dhe paturpësia, heqin dorë prej pabesisë së tyre dhe me besim kthehen në pendim dhe lutje. Për më tepër, Perëndia, për të shtuar kultivimin dhe pasqyrimin e virtytit, lejoi që të ndodhnin të tilla fatkeqësi tek Jovi i drejtë. Në fund i dërgoi një sëmundje të frikshme dhe në këto rrethana kaq të frikshme shndriti i gjithë besimi dhe durimi i njeriut të drejtë si një shembull i përjetshëm. Në mënyrë të ngjashme, Perëndia provoi predikuesin më të shenjtë të Ungjillit, Shën Pavlin, me një sëmundje të frikshme, “një gjemb në mish” siç e emërton Apostulli, dhe në këtë mënyrë u shfaq i gjithë besimi i tij, virtyti i tij, dashuria dhe përkushtimi i tij te Perëndia. Pra, me të drejtë mund të themi se e keqja natyrore shton besimin dhe nxit pendimin, lind virtytin dhe shenjtërinë, dhe prandaj e lejon Perëndia, sepse sjell kaq fryte të mira. Pra Ai i lijon këto për përfitim shpirtëror të njeriut.

Dhe tani vijmë tek e keqja morale ose etike. Që nga vjen e keqja morale ose mëkati? Kjo e keqe (mëkati), të cilën e kemi përmendur nga vet e keqja, nga e keqja reale që pushton dhe vret shpirtin e njeriut, është shpikja e Satanait, pjella e së Keqes. Djalli i keq e konceptoi atë dhe e hodhi në qarkullim fillimisht tek engjëjt duke mashtruar shumë prej tyre duke i drejtuar drejt së keqes dhe i shndërruar në demonë si vetja e tij. Si rrjedhim, e keqja nuk është krijim i Perëndisë por e djallit dhe njeriut të lig. Për aq kohë sa njeriu me vullnetin e tij të lirë ka bërë zgjedhjen e tij ndërmjet të mirës dhe së keqes dhe lirisht iu vë veshin nxitjeve dhe frymëzimeve të së Keqes, dhe preferon më tepër të keqen se sa ta mirën, ai vet është bërë i keq dhe djallëzor, djallëzor në ndjenjat e tij, në mendimet e tij, i keq në veprimet e tij. Pra, në këtë mënyrë, ai gjithashtu bëhet një njeri i keq, një shkak i së keqes. Gjithashtu mund të themi se e keqja së dyti, pas shpikësit të saj, Djalli, buron nga njeriu i keq i cili e pranon dhe e ekspozon atë. Pra, e Keqja e ka origjinën e vet nga Djalli dhe nga njeriu i keq. Sepse nga Perëndia i Tërëshenjtë është e pamundur që të burojë e keqja. Shkrimi i Shenjtë pohon: “Askush kur tundohet të mos thotë: ‘Jam tunduar nga Perëndia’, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe Ai Vet nuk tundon asnjëri, por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakmia e vet”. (Jakovi 1:13-14). Për shkak se secili prej nesh ka brenda tij dëshira të këqija, prandaj ai bën të keqen. Kështu që shkaku i së keqes është njeriu dhe jo Perëndia, i Cili është i Tërëshenjtë. Perëndia e urrën dhe e neverit të keqen dhe dëshiron ta çrrënjos atë nga zemrat e njerëzve dhe ta zhduk nga faqja e dheut. Në të vërtetë, Perëndia e urren kaq shumë të keqën saqë Ai mund ta shkatërronte një herë e përgjithmonë në një çast të vetëm. Por Ai nuk e bën këtë. Përse? Për shkak se duke vepruar kështu do ta pakësonte dhe do ta bënte të padobishme vullnetin e lirë të njeriut, sepse virtyti me anë të forcës dhe detyrimit është i papërfytyrueshëm. Shën Joan Damaskinoi thotë: “Çdo gjë që ndodh nëpërmjet forcës nuk është as logjike dhe as e moralshme”. Virtyti është virtyt kur ai është fryt dhe arritje e përpjekjes dhe vullnetit të lirë të njeriut. Njeriut iu dhurua vullneti i lirë dhe vet-vendosja me qëllim që nëpërmjet përdorimit të mirë të vullnetit të tij të lirë ai të mund të arrijë virtytin real. Kur kjo arrihet, atëherë njeriu bëhet i denjë për çdo shpërblim dhe hir, i denjë për Mbretërinë e Perëndisë.

/ radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων