08/10/2020 08/10/2020 E enjte, 8 tetor 2020 – Shenjtori i ditës. Dëshmore Pelagjia. Oshënare Taisia. Oshënare Pelagjia. Oshënar dëshmor i ri Ignati. – Oshënare Pelagjia – Shën Pelagjia jetonte në Antioki në gjysmën e dytë të shekullit V. Ishte dhënë pas vallëzimeve dhe dëshirave të papastra. Ishte prostituta më e njohur në këtë qytet të madh dhe...
08 Οκτωβρίου, 2020 - 11:12

Oshënare Pelagjia

Διαδώστε:
Oshënare Pelagjia

E enjte, 8 tetor 2020 – Shenjtori i ditës.
Dëshmore Pelagjia. Oshënare Taisia. Oshënare Pelagjia. Oshënar dëshmor i ri Ignati.
– Oshënare Pelagjia –
Shën Pelagjia jetonte në Antioki në gjysmën e dytë të shekullit V. Ishte dhënë pas vallëzimeve dhe dëshirave të papastra. Ishte prostituta më e njohur në këtë qytet të madh dhe ishte pasuruar kaq shumë me shthurjen e saj, sa të gjitha i shpenzonte për të zbukuruar trupin me sende të çmuara dhe parfume epshndjellës, për të tërhequr viktima të reja në rrjetat e saj. Kishte mjaft skllevër dhe shërbëtorë që e shoqëronin kur shëtiste në qytet, ulur në karrocën e saj luksoze.
Një ditë, kryepiskopi i Antiokisë kishte ftuar Nonin, episkopin e Edesës (10 nëntor), njeri i shenjtë me fjalë frymëzuese e që shumë veta i kishte çuar në pendim dhe në dashurinë për virtytin, të predikonte në popull. Erdhi atje edhe Pelagjia bashkë me shpurën e saj. Ndërkohë që të gjithë i larguan sytë prej saj, Noni duke qarë e pa këtë grua dhe tha: “Mjerë ne, dembelët dhe përtacët, sepse do na duhet të japim llogari në ditën e gjyqit që nuk i pëlqyem Perëndisë me zellin dhe kujdesin, ashtu si kjo grua e mjerë përpiqet të zbukurojë trupin e saj për një kënaqësi kalimtare”. E luti Zotin nxehtësisht për kthimin e saj.
Të nesërmen, teksa Noni komentonte Ungjillin e shenjtë gjatë Liturgjisë Hyjnore, Pelagjia u gjet përsëri atje. Fjalët e episkopit mbi gjyqin e fundit dhe përjetësinë e mundimeve në ferr depërtuan si një shpatë thellë në zemrën e vajzës së re dhe zgjuan brenda saj dashurinë për Dhëndrin qiellor. Sapo u kthye në pallat, i shkroi një letër episkopit, në të cilën i kërkoi ta pranonte dhe të mos e përçmonte për turpin e saj, nëse vërtet ishte dishepull i Atij që erdhi për të thirrur “jo të drejtët, por mëkatarët në pendim” (Matth. 9.13). Noni iu përgjigj se, nëse vërtet donte të pendohej, të shkonte në kishë, para gjithë asamblesë së klerikëve dhe të popullit për të rrëfyer fajet. Pelagjia gjeti rastin dhe shpejtoi në kishë, duke harruar krenarinë e dikurshme. Pastaj ra në këmbët e episkopit dhe i lypi ta pagëzonte, me qëllim që demoni dhe zakoni të mos i kujtonin më jetën e saj të shthurur. I gjithë qyteti i Antiokisë u gëzua me pagëzimin e saj. Iu besua një murgeshe me emrin Romana dhe nisi luftën shpirtërore dhe jetën pendimtare. Me lutjen dhe shenjën e Kryqit i mposhti tundimet që i rikujtonin jetën e mëparshme mëkatare. Disa ditë pas pagëzimit, Pelagjia shpërndau gjithë pasurinë tek të varfrit dhe çliroi skllevërit.
E çliruar tani nga lidhjet me botën, ndryshoi veshjen, u vesh me rroba burri dhe u nis fshehurazi për të asketizuar në Palestinë, në Malin e Ullinjve. Qëndroi e mbyllur për shumë vjet në një qeli të vogël, në luftë të përditshme kundër pasioneve që kishin lëshuar rrënjë në trupin e saj dhe kundër kujdesit për parfumet dhe stolitë. Edhe pse jetoi në vetmi, fama e saj u shpërnda ndër asketët e Palestinës, të cilët e mendonin se ishte burrë. Kur pendimtarja e shenjtë fjeti në paqe, të gjithë murgjit e krahinës u mblodhën për të nderuar lipsanin e saj dhe lavdëruan fuqishëm Zotin kur mësuan nga një dishepull i Nonit historinë e vërtetë të Pelagjisë, e cila u mëson atyre që janë zhytur në errësirën e mëkatit të mos dëshpërohen, por të rinisin me burrëri udhën e pendimit.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων