24/04/2021 24/04/2021 Edhe sivjet, me Hirin e Zotit të Ngjallur, me rastin e Pashkëve 2021, Zyra e Rinisë pranë Kryepiskopatës, per t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, organizoi dhe përfundoi dy nisma bamirësie për familje në Gramsh, Gjinar dhe Zavalinë. Kështu, nisma e parë e quajtur “Familjet Orthodhokse për familjet në nevojë” u organizua në formë binjakëzimi...
24 Απριλίου, 2021 - 22:33
Τελευταία ενημέρωση: 24/04/2021 - 22:35

Rinia Ortodokse Tirane: Pako ushqimore dashurie, Pashkë 2021

Διαδώστε:
Rinia Ortodokse Tirane: Pako ushqimore dashurie, Pashkë 2021

Edhe sivjet, me Hirin e Zotit të Ngjallur, me rastin e Pashkëve 2021, Zyra e Rinisë pranë Kryepiskopatës, per t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, organizoi dhe përfundoi dy nisma bamirësie për familje në Gramsh, Gjinar dhe Zavalinë.
Kështu, nisma e parë e quajtur “Familjet Orthodhokse për familjet në nevojë” u organizua në formë binjakëzimi ndërmjet familjesh, ku familje në Tiranë, zgjodhën dhe kompletuan vetë pako ushqimore për një familje tjetër në Gramsh me ushqime bazë të shportës. Brenda një kohe fare të shkurtër, u kompletuan dhe u siguruan 37 pako ushqimore dhe dorëzimi i tyre u bë në banesat e familjeve përfituese të përzgjedhura me shumë kujdes nga përfaqësues të Zyrës së Rinisë me datë 16 Prill 2021.
Nisma e dyte, konsistoi në pregatitjen e 46 pakove ushqimore për familje të zonave të thella malore në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit. Kjo nismë u mbështet financiarisht nga besimtarë të ndryshëm nga brenda dhe jashte vendit. Pregatitja dhe shperndarja e pakove u krye me datë 22 Prill 2021 nga stafi i Zyrës së Rinisë duke bashkëpunuar me klerikë të Mitropolisë së Elbasanit.
Duke pasur parasysh situatën e vështirë financiare, falenderime të shumta shprehim për secilin dhuronjës që ndajnë kafshatën e tyre me persona të tjerë në vështirësi.
Zoti i Ngjallur dhe Drita e Ngjalljes, ndriçoftë dhe bekoftë duartë që dhurojnë dhe japin gëzim në sytë e atyre që vuajnë!

Jani Meni

 

— facebook.com/rinia.tirane

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων