16/04/2020 16/04/2020 At Grigori Festa e Pashkës nuk ka se si të mos lidhet me pamjet e miliona besimtarëve të krishterë në mbarë botën, teksa të drejtuar nga priftërinjtë kryejnë ritualet sa mistike aq edhe përçuese të një qetësie shpirtërore. Pashkët nisin herët me përgatitjen e zbukurimeve, pikturimit të vezëve dhe ushqimit, të cilat kulmojnë me meshën...
16 Απριλίου, 2020 - 12:16

Pashkë në kohë karantine, At Grigori mesazhe për besimtarët: Sakrifica e kësaj feste, ndezja e qiriut nga ballkoni dhe si të ndiqni ritualet

Διαδώστε:
Pashkë në kohë karantine, At Grigori mesazhe për besimtarët: Sakrifica e kësaj feste, ndezja e qiriut nga ballkoni dhe si të ndiqni ritualet

At Grigori
Festa e Pashkës nuk ka se si të mos lidhet me pamjet e miliona besimtarëve të krishterë në mbarë botën, teksa të drejtuar nga priftërinjtë kryejnë ritualet sa mistike aq edhe përçuese të një qetësie shpirtërore.

Pashkët nisin herët me përgatitjen e zbukurimeve, pikturimit të vezëve dhe ushqimit, të cilat kulmojnë me meshën për ringjalljen e Krishtit. Por këtë vit, kufizimi fizik i pengon besimtarët si në botë ashtu edhe në Shqipëri të bëhen pjesë e këtyre ritualeve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Neësbomb.al bisedoi me At Grigorin për të mësuar më tepër se çfarë ka planifikuar Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare të organizojë në këtë ditë.

At Grigori shprehet pandemia do të mund ti mbajë vetëm fiziksisht larg besimtarët, ndërsa në shtëpitë e tyre, ata kanë mundësi të përkujdesen për të afërmit e tyre, duke dhuruar dashuri në këtë ditë të shenjtë. Qirinjtë mund t’i ndezin në ballkonet e tyre, ndërsa Kisha ka menduar që të gjitha shërbesat nga dita e enjte të transmetohen në televizionin publik shqiptar.

Intervista e Neësb me At Grigorin dhe mesazhi i tij drejtuar besimtarëve orthodhoksë:

Si është menduar të organizohen festimet e Pashkëve në këtë periudhë karantine?

Meqë kjo pashkë është e pazakontë, pasi për të paktën në këto 30 vite që kur u lejua e drejta e besimit ne zot, sugurisht kisha duke pare edhe kushtet aktuale vendosi që të kryhen të gjitha shërbvesat që përkojnë me këtë festë por sigurisht duke pasur parasysh dhe duke zbatuar me përpikmëri të gjitha rregullat që ka përcaktuar shteti.

Kemi të bëjmë me një pandemi me një virus që ka kërcënuar mbarë botën dhe sigurisht edhe tek ne, ndaj kërkojmë nga besimtarët mirëkuptimin e tyre e tyre dhe të gjitha këto bëhen për të mbrojtur jetën njerëzorë.

Nuk ka dashuri më të madhe sesa sakrifikca për tjetrin dhe këtë sakrificë po bën edhe kisha në këtë festë.

Shërbesat do të kryhen të gjitha. Që nga e dielshtuna mbasdite do të fillojnë shërbesat, dhe deri ditën e dielë ato do të kryhen sipas ritit të Kishës. Nga e enjtja ato do të transmetohet edhe me video nëpërmjet Radio televizionit shqiptar.

Ajo që do të ndryshojë këtë vit në këtë festë është se nuk do të jetë më mundësia që besimtarët të jenë në kishë fizikish por ritualet do të kryhen sipas udhëzimeve të kishës.

Për shkak se nuk lejohet grumbullimi i njerëzve dyert e ksihës do te jene të mbyllura dhe veten 3 klerikë do te sherbejne.

Mesazhi për besimtarët:

Mesazhi që përcjellim tek besimtarët për gjithë rëndësinë e kësaj dite dhe i nxisim ato që në këtë festë të madhe të përpiqemi të sakrifikojmë për veten tonë për njerëzit tanë, për të afërmit dhe mosardhja në kishë është një lloj sakrifice dhe mosshërbesa nga ana e kishës është një sakrificë që ne bëjmë për njëri tjetrin.

Kisha u bën thirrje besimtarëve të kujdesen për nejrëzit që kanë afër.

Në këto ditë njerëzit kanë nevoja të ndryshme për shkak të papunësisë, kemi njerëz të moshuar, gjyshër dhe gjyshe që janë vetëm dhe nuk mund të dalin jashtë për shkak të rregullave. Ne duhet të kujdesemi për ta duke i ndihmuar.

Në këto ditë kisha ka caktuar të rinj që të identifikojnë persona të moshës së tretë dhe në gjithë këto ditë kemi qëndruar pranë tyre duke i ndihmuar me ilace, ushqime e nevoja tjera.

Njerëzit të përpiqen të mos shpenzojnë para të tepërta por të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.

Si do bëhet ndezja e qirinjve?

Të shtunën në mbrëmjë në 12 të natës ne e kemi traditë dhe dalim të shpallim të vërtetën e besimit duke ndezur qirinjtë, këtë urim besimtarët ta bëjmë nëpër shtëpitë e tyre.

Dua ti ftoj besimtarët të pajisen me qirinj dhe të gjejnë mundësi të sigurojnë këto qirinj në mënyrë që në orën 12 të çohen bashkë me fëmijët duke urimin që ne kemi.

Kjo festë ka të bëjë me shpresën dhe ne shpresojmë që situata të bëhet më mirë për vendin dhe të gjithë botën. Gjej rastin të ngushëlloj familjet që kanë humbur njerëzit e afërt. Lutemi për shërimin e të gjithë njerëzve që janë duke luftuar me këtë armik.

Prandaj ne kemi menduar që të shkojmë tek besimtarët përmes radios tonë dhe mjeteve tona të komunikimit, thirrja jonë është se për shkak që nga e premtja e shtunë dhe e diela nuk do ketë lëvizje ne nuk duam të cënojmë sigurinë kombëtare dhe nuk duam të endemi në rrugë. Por ajo që bëjmë është të ftojmë qytetarët të dalin nëpër ballkone, në shtëpi e të ndezin qirinjtë duke uruar me fjalët krishti u ngjall.

Ngjallja e krishtit ka të bëjë dhe me largimin e frikës dhe u bëjmë thirrje vëllezërve të mos kenë frikë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja nëse zbatojmë rregullat. Tani është koha të kujdesi dhe të sakrifikojmë duke u kujdesur për njëri tjetrin.
newsbomb.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων