27/11/2019 27/11/2019 Zyra e Shtypit e Patriarkanës së Rumanisë publikoi dje një deklaratë, ku i nxit të gjithë të solidarizohen me popullin shqiptar dhe të mbledhin ndihma për të vuajturit, të cilët kanë mbetur tashmë të pastrehë. Teksti i plotë i deklaratës është si më poshtë: Në shenjë keqardhjeje të thellë për të gjithë të prekurit nga...
27 Νοεμβρίου, 2019 - 16:54
Τελευταία ενημέρωση: 27/11/2019 - 16:55

Patriarkana Rumune shpreh solidaritet me vendin tonë të prekur rëndë nga tërmeti

Διαδώστε:
Patriarkana Rumune shpreh solidaritet me vendin tonë të prekur rëndë nga tërmeti

Zyra e Shtypit e Patriarkanës së Rumanisë publikoi dje një deklaratë, ku i nxit të gjithë të solidarizohen me popullin shqiptar dhe të mbledhin ndihma për të vuajturit, të cilët kanë mbetur tashmë të pastrehë.

Teksti i plotë i deklaratës është si më poshtë:

Në shenjë keqardhjeje të thellë për të gjithë të prekurit nga tërmeti që ndodhi sot, më 26 Nëntor 2019 në Shqipëri, Patriarkana e Rumanisë, i gjithë kleri dhe besimtarët rumunë solidarizohen me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe të gjithë popullin shqiptar.

Përballë një tragjedie të tillë të shkaktuar nga lëkundjet e forta të tokës, që u morën jetën shumë njerëzve dhe lanë të dëmtuar qindra të tjerë, pa llogaritur dëmet materiale, ne i lutemi thellësisht Perëndisë për prehjen e shpirtrave të të fjeturve dhe për shërimin e të dëmtuarve.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithëve të ndihmojnë sa të munden ata që kanë mbetur pa strehë (duke bashkangjitur më poshtë numrat e llogarisë bankare të Patriarkanës Rumune).

 

— Burimi: basilica.ro & radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων