02/01/2023 02/01/2023 Duke marrë pjesë me gjithë zemër në hidhërimin e fjetjes në Zotin të Papës së Nderuar, Benediktit XVI, me të cilin kam patur kënaqësinë të njihem prej shumë vitesh, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta. Ai ka qenë një personalitet i shquar, i pajisur me dhunti të mrekullueshme intelektuale dhe besim të patundur ndaj Perëndisë Triadik,...
02 Ιανουαρίου, 2023 - 18:39

Për Fjetjen e Papa Benediktit XVI

Διαδώστε:
Për Fjetjen e Papa Benediktit XVI

Duke marrë pjesë me gjithë zemër në hidhërimin e fjetjes në Zotin të Papës së Nderuar, Benediktit XVI, me të cilin kam patur kënaqësinë të njihem prej shumë vitesh, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Ai ka qenë një personalitet i shquar, i pajisur me dhunti të mrekullueshme intelektuale dhe besim të patundur ndaj Perëndisë Triadik, me integritet, mirësjellje dhe ndjeshmëri. Një teolog i dalluar me horizont të gjerë, profesor me një kontribut shkrimesh të denja për t’u studiuar; ka punuar në mënyrë të qëndrueshme për mbrojtjen e besimit, për nxitjen e mëtejshme të dëshmisë së krishterë, për dialogun ndërfetar dhe për forcimin e paqes në mbarë botën “Të lumur janë që tani ata të vdekur që vdesin në Zotin. Po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; edhe veprat e tyre i ndjekin pas, bashkë me ata (Zbu. 14:13).”

 

†Anastasi
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

orthodoxalbania.org

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων