21/05/2020 21/05/2020 Pas komunikimit online me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, në datë 5 maj, për rifillimin e shërbesave fetare me dyer të hapura, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vendosi një hapje graduale: Në kishat e zonave të gjelbra shërbesat do të fillojnë në datë 17 maj, ndërsa në kishat e qytetit të Tiranës...
21 Μαΐου, 2020 - 15:22
Τελευταία ενημέρωση: 21/05/2020 - 15:28

Për rifillimin e shërbesave në kisha me dyer të hapura

Διαδώστε:
Për rifillimin e shërbesave në kisha me dyer të hapura

Pas komunikimit online me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, në datë 5 maj, për rifillimin e shërbesave fetare me dyer të hapura, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vendosi një hapje graduale:

Në kishat e zonave të gjelbra shërbesat do të fillojnë në datë 17 maj, ndërsa në kishat e qytetit të Tiranës dhe Durrësit në datë 24 maj.

Do të jetë i mundur gjithashtu funksionimi i disa kishave paralel, për të patur në këtë mënyrë shpërndarje të besimtarëve.

Ndenjëset do të vendosen në distancat e kërkuara larg nga njëra-tjetra, duke përcaktuar kështu distancat mes besimtarëve.

Luten besimtarët që të shmangin përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë Hyjnore në valët e Radios “Ngjallja”.

Në hyrje të kishave do të ketë dezinfektant duarsh si edhe persona përgjegjës për mbarëvajtjen e rregullave.

 

— orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων