03/04/2021 04/04/2021 Koment nga Isaia 13:2-13 Që në fillim Profeti i frymëzuar përdor një pamje lufte. Paraqet një ushtri që sulmon Babiloninë, e cila gjendej mbi një pllajë që mund të vëzhgohej nga të gjithë. Nxit sigurisht sulmuesit që të ngrejnë duartë dhe të thërrasin, duke i dhënë forcë njëri- tjetrit gjatë sulmit të tyre, fton edhe...
03 Απριλίου, 2021 - 18:33
Τελευταία ενημέρωση: 04/04/2021 - 18:36

“Perëndia qeveris dhe drejton historinë e personave dhe kombeve”!

Διαδώστε:
“Perëndia qeveris dhe drejton historinë e personave dhe kombeve”!

Koment nga Isaia 13:2-13
Që në fillim Profeti i frymëzuar përdor një pamje lufte. Paraqet një ushtri që sulmon Babiloninë, e cila gjendej mbi një pllajë që mund të vëzhgohej nga të gjithë. Nxit sigurisht sulmuesit që të ngrejnë duartë dhe të thërrasin, duke i dhënë forcë njëri- tjetrit gjatë sulmit të tyre, fton edhe arkondët e Babilonisë që të hapin vetë portat e qytetit, sepse çdo kundërshtim i tyre do të ishte e kotë. Disfata e Bablionisë, e “qytetit arrogant dhe sharës” (Kirili 325), është e sigurtë (vargu 2).
Vazhdon, pra, zëri i Perëndisë për arkondët: Vetë unë i drejtoj armiqtë tuaj kundër jush. Janë gjigandë të fuqishëm dhe vijnë që të kryejnë vendimin tim në kurrizin tuaj. Janë instrumente të drejtësisë sime, e cila përkthehet në zemërim kundër jush. Gëzohen me dënimin tuaj dhe ju përbuzin.
Për këta armiq, që përdor kundër Babilonisë së pamposhtur, “ekziston edhe fjala ‘të shenjtëruar’” (PNT 172). I quan “të shenjtëruar”, sepse Perëndia i zgjodhi nga të gjitha kombet, që të përdoren si instrumentë të drejtësisë ndëshkuese të Tij kundër Babilonisë. Mbështetet gjithashtu edhe mendimi që, kur thotë gjigandë, nënkupton demonët, të cilët, për arsye të ashpërsisë dhe urrejtjes së tyre kundër njerëzve, mund të përdoren nga Zoti si instrumentet e Tij “më të mirë” në një farë mënyre për dënimin e njerëzve të papenduar dhe krenarë. Sepse “dhimbja dhe vuajtja dhe hidhërimi i të kamxhikuarve” është “kënaqësia” e demonëve (Vasili i Madh 252).
Vijnë të gjithë këta, vazhdon Isaia me një mënyrë të gjallë të të shprehurit, dhe zhurma e ecjes së tyre jehon mbi malet. Dëgjohen zëra kombesh dhe mbretërish, të cilët janë bashkëluftëtarë të tyre. “Medë dhe Persë dhe Armenë përbëjnë ushtrinë e Kirit” (PNT 173). Vijnë “nga vende të largëta, në të cilat duket horizonti që të ulet dhe të takojë themelet e tokës” (PNT 173). Persia është rreth 450 km nga Babilonia, distancë që në atë kohë ishte shumë e madhe.
E denjë për një vëmendje të veçantë është kjo, që thuhet në vijim. Vjen thotë, Kiri dhe luftëtarët e tij, dmth., ushtarët e tij më të zgjedhur dhe më të aftë, “që i katapultoi në të gjithë botën”, që ta shkatërronte të gjithë atë. Vetë Zoti “i drejton në luftën kundër Babilonisë” (13.122). Duken, pra, arkondët dhe ushtarët, që i shërbejnë planit të gjithëditur të Perëndisë, i Cili qeveris dhe drejton historinë e personave dhe kombeve. Ndërsa sulmi do të bëhej kundër Babilonisë, Teksti i shenjtë shkruan që po vijnë që të shkatërrojnë “të gjithë botën”. Tek këto fjalë Interpretues të ndryshëm mbështesin mendimin e tyre, që profecia i referohet Gjykimit të Ardhshëm. Por, ekziston edhe mendimi, që “pushtimi i Babilonisë do të ishte fillimi i pushtimit dhe dënimit të të gjithë botës së njohur atëherë, pasi Persët me Kirin arritën në Azi, me Kambizin në Egjipt, me Darin në Skithi, me Kserksin në Greqi”.
Perëndia, ndryshe e paraqet frazën për Bailoninë si “gjithë bota”. Përveç këtyre, le të konsiderohet edhe mendimi që me jetën e saj, Babilonia kishte prekur turmat e njerëzve.
Isaia i frymëzuar nga Perëndia i kthehet Babilonianëve dhe i’u thotë: Tashmë është koha e vajtimit tuaj. Vajtoni, thërrisni fortë! Erdhi fundi juaj! Dita e dënimit tuaj nga Zoti afroi. Do të paralizoheni të gjithë nga frika. Do të pushtoheni nga frika, nga shkatërrimi i sigurt, që do të vijë pas pak. Akoma edhe njerëz, që nuk hezitojnë që të takojnë armiqtë, siç janë ambasadorët, që dërgohen nëpër popuj të tjerë dhe bashkëbisedojnë me ata, do të pushtohen nga dhimbja, siç ka dhimbje një grua gjatë lindjes së saj. Do të shikojë njëri tjetrin me sy të lotuar dhe me fytyra të ndezura nga fatkeqësia. “Gjaku do të mbulojë fytyrat e tyre dhe do të bëhet e kuqe nga frika” (PNT 174) (vargjet 6-8).
Profeti thotë, se do të terrorizohen aq shumë, sepse “dita e Zotit po vjen me një zemërim dhe tërbim të pashërueshëm”. Kështu karakterizohet dita e drejtësisë hyjnore, sepse gjatë asaj “asnjë nuk do të qetësohet”. Nuk është e mundur që të qetësohet asnjë mëkatar i papenduar gjatë kësaj dite. Do të ketë kaluar koha e pendimit dhe faljes. Thotë me siguri Isai i frymëzuar nga Perëndia për shkatërrimin e afërt të Babilonisë, që ndodh në vitin 539 para Krishtit, rreth 180 vite pas kohës së Profetit. Por, me sytë e tij profetik, parasheh edhe ditën e frikshme të Gjykimit të Ardhshëm dhe dënimin e drejtë të të gjithë njerëzve të papenduar. Kjo duket më mirë edhe nga sa thotë në vargjet vijuese dhe sigurisht në vargjet 10 dhe 13 për ngjalljen botërore dhe fenomenet qiellore, që do të ndodhin në dënimin hyjnor, shkatërrimin dhe shkterimin e botës. Nuk thotë që do të shkatërrojë të gjithë njerëzit pa përjashtim, por “mëkatarët”, gjë e cila do të bëhet gjatë Gjykimit të Ardhshëm.
Sipas mendimit të të gjithëve, profecia e Isaisë ka si objektiv shkatërrimin e Babilonisë, për këto vjen përsëri edhe thekson se vetë Zoti do të japë urdhër që për të pabesët të vijnë fatkeqësi dhe të dërrmojë krenarinë dhe arrogancën e kryelartëve. Me fjalët “krenari dhe arrogancë”, fotografon, do të thoshim, arrogancën e Babillonisë, e cila bazohet tek pasuria dhe fuqia e saj dhe nuk llogarit Ligjin Hyjnor. Arroganca “është kreu i çdo të keqeje, sepse çdo mëkat përfshin egoizmin e trefishtë: egoizmin shpirtëror (kryelartësia), egoizmin trupor (mëkati trupor), egoizmin material (dashuria për para)” (13.123). Njeriu arrogant nuk tregohet i tillë vetëm njerëzit e tij të afërt, por sillet me arrogancë edhe kundrejt “atij Perëndisë, vullneti i mençur, i mirë dhe i përsosur i të cilit, përbuzet edhe shkelet” (PNT 176).

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων