14/03/2022 14/03/2022 Mё 13 mars tё vitit 1965 ndёrroi jetё njё ndёr personalitetet e ndritura pёr Kishёn Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё, Imzot Theofan S. Noli. Luajti njё rol tё rёndёsishёm nё fillim shekullin e XX pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe, veҫanёrisht pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё. Dorёzimi i tij...
14 Μαρτίου, 2022 - 17:41

PERKUJTIM NE 57 VJETORIN E FJETJES NE ZOTIN TE IMZOT THEOFAN NOLIT

Διαδώστε:
PERKUJTIM NE 57 VJETORIN E FJETJES NE ZOTIN TE IMZOT THEOFAN NOLIT

Mё 13 mars tё vitit 1965 ndёrroi jetё njё ndёr personalitetet e ndritura pёr Kishёn Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё, Imzot Theofan S. Noli.
Luajti njё rol tё rёndёsishёm nё fillim shekullin e XX pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe, veҫanёrisht pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё. Dorёzimi i tij nuk ishte njё rastёsi. Kjo vёrtetohet prej origjinёs sё familjes me tradita kishtare, formimit tё tij arsimor, angazhimeve si psalt, si mёsues i fesё dhe i muzikёs kishtare bizantine. Kishte njё ndёrgjegje tё thellё pёr shёrbesёn e klerikut, pёr sakrificat e kёsaj shёrbese. Hirësia e Tij Theofani shërbeu me dashuri dhe devotshmëri për shumë vite deri në fund të jetës si Kryepeshkop (Mitropolit) i Dioqezës së Diasporës shqiptare në Amerikë.
Imzot Theofani dhe pse nё thelb mbetet njeriu i fesё, nuk izolohet brenda tempullit. Veshja klerikale nuk do tё bёhej pengesё pёr tё folur dhe shkruar pёr situata tё ndryshme, duke iu pёrgjigjur nevojave tё kohёs. Veprimtaria e tij ёshtё dinamike, e njё personaliteti me vlera tё shquara intelektuale. Ato shfaqen nё prozё, poezi, publicistikё, nё ligjёrata oratorike tё sferave fetare, shoqёrore, politike, kulturore si dhe nё tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxirrte nё pah vlerat shpirtёrore tё kёtij populli, duke synuar tё mishёrohej Ungjilli nё gjuhёn e tij.
Edhe pse jetoi shumё pak nё Shqipёri, ai punoi me shumё energji dhe dinamizёm, duke dhёnё njё kontribut tё rёndёsishёm nё pёrpjekjet pёr Autoqefalinё e Kishёs Orthodhoksё Autoqefale tё Shqipёrisё. Jeta e tij ёshtё e mbushur me mundime dhe privime, duke ofruar veten pёr rilindjen shpirtёrore tё popullit dhe ridimensionimit tё shoqёrisё shqiptare nё tёrёsi nё periudhёn e lindjes dhe ngritjes sё shtetit shqiptar.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipёrisё nё traditën e saj liturgjike dhe historike, vazhdimisht i kujton hierarkёt e saj si dhe gjithё sa kanё kontribuar pёr Tё.
I pёrjetshёm qoftё kujtimi i tij!

Këtu paraqesim një pasqyrë të shkurtër të disa librave kryesorë liturgjikë të përkthyera nga Hirësia e Tij, Imzot Theofan Noli.
Janë libra që përbëjnë bazën e teksteve liturgjike në shqip, që këndohen deri më sot në të gjitha kishat orthodhokse të Shqipërisë.
http://orthodoxalbania.net/…/besimi…/tekste-liturgjike

Radio “Ngjallja”

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων