Përkujtojmë njëvjetorin e jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas
Me rastin e njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos” organizon Konferencë Ndërkombëtare me temë: “Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit” (Mt.15:19).
Konferenca do të zhvillojë punimet nga datat 22-24 janar 2026.
Ditën e diel, më 25 janar 2026, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të kryhen Mëngjesorja dhe Liturgjia Hyjnore, ora 7:30 – 10:30, në drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, së bashku me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më pas, ora 10:30, do të kryhet Shërbesa e Përshpirtjes në përkujtim të Kryepiskopit të lumur Anastas.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










