12/09/2022 12/09/2022 Të dashur besimtarë! Askush nga ne nuk dyshon në dashurinë e Perëndisë. Aq më tepër kur e dëgjojmë këtë nga goja e Birit të Perëndisë. E dëgjuam pak më parë në ungjill, ku na thuhet: ” Se Perëndia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në...
12 Σεπτεμβρίου, 2022 - 14:51

“Përse duhet ta duam Perëndinë”?!

Διαδώστε:
“Përse duhet ta duam Perëndinë”?!

Të dashur besimtarë!
Askush nga ne nuk dyshon në dashurinë e Perëndisë. Aq më tepër kur e dëgjojmë këtë nga goja e Birit të Perëndisë.
E dëgjuam pak më parë në ungjill, ku na thuhet:
” Se Perëndia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në Të, të mos vdes, por të ketë jetë të përjetshme.
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin, që të dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej Tij.”
Ne jemi të sigurt, që Perëndia na do, por dikujt mund t’i lind pyetja: ” Pse na do Perëndia?!”
Perëndia nuk ka asnjë nevojë, interes apo përfitim nga ne. Perëndia na do se, Ai është Krijuesi ynë, Ai na ka fëmijët e Tij. Të gjithë ne që jemi pagëzuar jemi bërë vëllezër të Krishtit dhe fëmijë të Perëndisë.
Perëndia na do, sepse nuk mund të bëjë dot ndryshe, sepse Perëndia është dashuri.
Dikush që ka dashuri, dashuri do të dhurojë dhe Perëndia i tillë është.
Shën Joan Teologu, nxënësi i dashur i Zotit, na e thotë këtë: PERËNDIA ËSHTË DASHURI.
Po ne përse duhet ta duam Perëndinë?!
Duhet ta duam sepse është Krijuesi ynë, sepse prej Tij buron gjithçka, prej Tij jemi në jetë dhe prej Tij kemi gjithë sa të mira kemi.
Një arsye tjetër pse duhet ta duam Perëndinë është, se Ai na ndihmon të arrijmë qëllimin tonë në jetë.
Shumë etër të kishës e kanë krahasuar jetën tonë me një udhëtim në shkretëtirë dhe në këtë udhëtim, ne kemi nevojë për një orientues, i cili të na tregojë rrugën, ku duhet të ecim për të arritur në destinacion. Për të na mbrojtur nga të priturat dhe të papriturat, që do të hasim.
Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë, përveç Perëndisë.
Pak ditë më parë, në një diskutim me një mik prekëm dhe figurën e Pontit Pilat, i cili nuk donte ta kryqëzonte Krishtin, por duke dëgjuar turmat, ai lau duart dhe tha: ” Merreni dhe kryqëzojeni, por unë i lava duart e mija, se nuk gjej faj tek Ai!”
Ky person e justifikoi Pilatin se nëse nuk do të bënte çfarë kërkonte populli, do të kishte pasur luftë.
Pilati kishte përgjegjësinë dhe fajin, kishte dhe lirinë e tij, që mund ta lironte Krishtin.
Por ai vendosi ta kishte mirë me judenjtë, vendosi të mos humbas pushtetin e tij, sepse nëse do të lironte Krishtin, judenjtë do të ankoheshin te Çezari dhe Pilatit i rrezikohej pushteti. Përveç kësaj, ata do të bënin kryengritje.
Pilati zgjodhi ta dorëzonte Krishtin dhe të shmangte gjithë sa thamë më lart dhe të ishte i pëlqyer në sytë e popullit judeas.
Kështu bëjmë edhe ne shpesh herë në jetën tonë, nuk udhëhiqemi nga Krishti, por përpiqemi t’ ju pëlqejmë të tjerëve. Përpiqemi të vendosim të vendosim udhëheqës, që përmbushin dëshirat dhe kënaqësitë tona. Të jemi të mirë me njerëzit, të jemi të mirë me botën, duke mohuar Krishtin dhe duke e përjashtuar nga jeta jonë.
Kur veprojmë në këtë mënyrë, kuptojmë që udhëtimi ynë do të jetë shumë i rrezikshëm dhe ne rrezikojmë të mos mbërrijmë në destinacion.
Ne duhet të kemi udhëheqës të vetëm të jetë sonë, Krishtin!
Nesër fëmijët dhe të rinjtë do të fillojnë vitin e ri shkollor, do të përpiqen shumë, që të shkojnë mirë me mësime. Prindërit do të kujdesen, që ata të jenë të rregullt në shkollë, në mësime.
Por, prindër të dashur do ju lutesha, që së pari tu mësoni fëmijëve, besojnë dhe të duan Perëndinë.
E vetmja gjë, që do i mbajë gjatë ketës së tyre, do të jetë dashuria e Perëndisë.
Do të lëndohen shumë herë nga njerëzit, që afrohen me fjalë të bukura, por që në sfidën e parë do t’i braktisin.
Duhet të mësojmë fëmijët dhe veten tonë, që të mbështetemi te dashuria e Perëndisë.
” Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh!”
Perëndia të na bekoftë të gjithëve!
Amin!
Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, e Diela Para Lartësimit, dt. 11/9/2022

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων