13/11/2020 13/11/2020 Përshëndetje falënderuese nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi. Tani ka kaluar dita e parë në spitalin “Evangjelismos” dhe çdo gjë po ecën mirë. Gjatë jetës sime i referohem Perëndisë së suprizave, por edhe Perëndisë së mrekullive. Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Perëndia është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe...
13 Νοεμβρίου, 2020 - 10:03
Τελευταία ενημέρωση: 13/11/2020 - 15:46

Përshëndetje falënderuese nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi.

Διαδώστε:
Përshëndetje falënderuese nga Fortlumturia e Tij,  Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi.

Përshëndetje falënderuese nga Fortlumturia e Tij,

Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi.

Tani ka kaluar dita e parë në spitalin “Evangjelismos” dhe çdo gjë po ecën mirë. Gjatë jetës sime i referohem Perëndisë së suprizave, por edhe Perëndisë së mrekullive. Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Perëndia është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Perëndinë”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”.
Falënderime me gjithë shpirtin për të gjithë mjekët dhe infermierët e zgjedhur dhe për numrin e madh të njerëzve, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane.
Dy fjalë nga leximi i Ungjillit të së Dielës së kaluar, përcaktojnë qëndrimin që duhet të mbajmë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Lk.8:50)

E ënjte 12 nëntor 2020.

Gjithashtu, Presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropulu kontaktoi sot përmes telefonit me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë për t’i uruar shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrat e tij të rëndësishme.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων