05/12/2025 05/12/2025 PËRSHËNDETJE në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine” Tiranë, 5-6 Dhjetor 2025 I nderuari Kryetar i Akademisë së Shkencave z. Skender Gjinushi, Të nderuar Akademikë dhe studiues, Të dashur miq nga Shqipëria dhe bota, Me gëzim të thellë shpirtëror përshëndes këtë nisëm të shquar shkencore, të organizuar nga Akademinë e Shkencave të...
05 Δεκεμβρίου, 2025 - 18:45
Τελευταία ενημέρωση: 05/12/2025 - 18:46

Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine”

Διαδώστε:
Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine”

PËRSHËNDETJE
në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare
“Shqipëria në periudhën bizantine”
Tiranë, 5-6 Dhjetor 2025
I nderuari Kryetar i Akademisë së Shkencave z. Skender Gjinushi,
Të nderuar Akademikë dhe studiues,
Të dashur miq nga Shqipëria dhe bota,
Me gëzim të thellë shpirtëror përshëndes këtë nisëm të shquar shkencore, të organizuar nga Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine. Kjo Konferencë e Parë Shkencore Ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm në studimin e trashëgimisë sonë të përbashkët.
Zgjedhja e temës “Shqipëria në periudhën bizantine” është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kumtesat e kësaj konferencë do të jenë një burim i mrekullueshëm informacioni për historinë dhe kulturën e vendit tonë në këtë periudhë historikë, jo aq të njohur. Promovimi i trashëgimisë sonë të pasur ndihmon edhe në ruajtjen e identitetit tonë, e dëshmisë për praninë e qytetërimit dhe kulturës në këtë vend dhe e kujtesës sonë historike
Bizanti nuk ishte thjesht një perandori politike – ishte një qytetërim i tërë që formësoi identitetin shpirtëror, kulturor dhe artistik të popujve të Ballkanit. Kjo trashëgimi shekullore ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në formimin psiko-kulturor të popullit tonë, sepse pa njohjen e gjendjes psiko-kulturore të një populli vështirësohet një kuptim më i mirë dhe më i thellë i ngjarjeve historike. Në këtë qytetërim, paraardhësit tanë nuk ishin thjesht marrës pasivë, por kontribues aktivë. Mjafton të përmendim Jan Kukuzelin, bir i Durrësit, i cili u bë reformatori i muzikës bizantine dhe nderon Kishën e tërë
Kisha në hapësirën shqiptare ka qenë historikisht një urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes dhe ndërmjet besimit dhe kulturës. Kodikët tanë të lashtë, afresket tona bizantine, manastiret tona mijëvjeçare – të gjitha këto dëshmojnë për një vazhdimësi të pandërprerë shpirtërore që i kapërcen ndryshimet politike.
Sot, pas dekadave të izolimit dhe persekutimit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon këtë mision historik. Më shumë se 150 kisha dhe manastire janë restauruar, tradita muzikore bizantine po rilind, dhe brezi i ri po zbulon thesaret e trashëgimisë shpirtërore të etërve të tyre. Kori ynë “Shën Joan Kukuzeli” simbolizon pikërisht këtë lidhje të gjallë me traditën.
Bashkëpunimi midis shkencës dhe Kishës nuk është i ri – që nga koha e Etërve të Kishës, feja dhe arsyeja kanë ecur krah më krah. Kjo konferencë vazhdon këtë traditë të drejtë dhe të ndershme. Kisha jonë mbetet e gatshme të kontribuojë me arkivat, dorëshkrimet dhe ekspertizën e saj në studimin e kësaj periudhe kaq të rëndësishme.
Urojmë që punimet e kësaj konference të sjellin dritë të re mbi historinë tonë të përbashkët dhe të frymëzojnë brezat e ardhshëm.
† JOANI
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων