02/07/2021 02/07/2021 9 gra të rikthyera nga emigracioni në Bashkinë Përrenjas, ditën e sotme bën të mundur ëndrrën e tyre duke u regjistruar në kursin professional të Parukerisë dhe ndoqën sesionin e parë teorik të këtij kursi. Gjatë muajit qershor 2021 stafi i projektit RE-IN-VEST II I Diakonia Agapes ka zhvilluar takime intensive dhe periodike me Drejtorinë...
02 Ιουλίου, 2021 - 16:47

PO NDODH

Διαδώστε:
PO NDODH

9 gra të rikthyera nga emigracioni në Bashkinë Përrenjas, ditën e sotme bën të mundur ëndrrën e tyre duke u regjistruar në kursin professional të Parukerisë dhe ndoqën
sesionin e parë teorik të këtij kursi. Gjatë muajit qershor 2021 stafi i projektit RE-IN-VEST II I Diakonia Agapes ka zhvilluar takime intensive dhe periodike me Drejtorinë Rajonale të Formimit

Profesional në Elbasan ku mori informacion për kurset profesionale që ofrohen në Bashkitë Belsh, Cërrik dhe Përrenjas. Pas një pune intensive të koordinatorëve lokal të Diakonia Agapes dhe përfituesve të projektit u bë e mundur jo vetëm identifikimi por edhe krijimi i grupit të parë për të përfituar nga kurset profesionale. Një falënderim i veçantë shkon për drejtuesin e Drejtoria

Rajonale Ofrimit Formim Profesional Publik Elbasan i cili asistoi Diakonia Agapes në të gjithë ketë proces.
Suksese kursanteve të reja!

World Vision in Albania and Kosovo në partneritet me Diakonia Agapes po zbatojnë projektin “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri” (RE-IN-VEST 2) të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania. Projekti synon të rimëkëmbë familjet e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipëri.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων