05/01/2021 05/01/2021 Sinodi i Shenjtë në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme – përmes një telekonference – vendosi të mos pranoj masat e qeverisë, që ndalojnë praninë e besimtarëve në kisha dhe anulimin e ceremonisë së bekimit të ujërave në ambiente të hapura gjatë festës së Ujit të Bekuar. «Nevojën që të mos rrezikohet ecuria e qëndrueshme për...
05 Ιανουαρίου, 2021 - 20:38
Τελευταία ενημέρωση: 05/01/2021 - 23:10

Polemikë midis qeverisë dhe kishës për festimin e Ujit të Bekuar

Διαδώστε:
Polemikë midis qeverisë dhe kishës për festimin e Ujit të Bekuar

Sinodi i Shenjtë në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme – përmes një telekonference – vendosi të mos pranoj masat e qeverisë, që ndalojnë praninë e besimtarëve në kisha dhe anulimin e ceremonisë së bekimit të ujërave në ambiente të hapura gjatë festës së Ujit të Bekuar.

«Nevojën që të mos rrezikohet ecuria e qëndrueshme për luftimin e virusit, veçanërisht dhe para rihapjes së shkollave, vendosi këtë javë kthimin në regjimin e mëparshëm të kufizimeve në treg dhe shoqëri, midis tyre dhe parashikimin për Liturgjinë e Ujit të Bekuar pa praninë e besimtarëve», theksohet në njoftimin – përgjigje të qeverisë – ndaj vendimit të Sinodit të Shenjtë.

«Ligji nuk mund të zbatohet sipas dëshirës, në mënyrë që kushdo që është në kundërshtim të mos ta repekojë atë» mesazhon qeveria dhe shpreh shpresën se «Kisha do të kuptojë rëndësinë kritike të momenteve për shoqërinë, siç ka vepruar deri më sot me përgjegjësi».

Kritikë ndaj qëndrimit të Kishës u bë dhe nga partitë e opozitës, të cilat theksojnë nevojën e respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit nga koronavirusi për të gjithë.

Në të njëjtën kohë, Kisha – siç njoftohet në një qarkore, që u dërgua në të gjitha Mitropolitë e vendit – do të shkojë në Këshillin e Shtetit në lidhje me vendimin e qeverisë për masat kufizuese.

 

int.ert.gr

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων