11/10/2020 11/10/2020 Ato organizojnë aktivitete të ndryshme shpirtërore, kulturore por edhe në ndihmë të personave në nevojë. Është traditë tashmë, që pas Liturgjisë Hyjnore të ditës së Diel, ato mblidhen të gjitha sëbashku në ambientet e kishës katedrale të Shën Dhimitrit. Pasi pijnë kafenë, ndajnë mes tyre eksperiencat e javës që lanë pas, gjithashtu diskutojnë për programe...
11 Οκτωβρίου, 2020 - 18:48
Τελευταία ενημέρωση: 11/10/2020 - 18:50

Prej shumë vitesh në Berat, një nga grupet më aktive brenda kishës Ortodokse të qytetit është edhe grupi i grave

Διαδώστε:
Prej shumë vitesh në Berat, një nga grupet më aktive brenda kishës Ortodokse të qytetit është edhe grupi i grave

Ato organizojnë aktivitete të ndryshme shpirtërore, kulturore por edhe në ndihmë të personave në nevojë.

Është traditë tashmë, që pas Liturgjisë Hyjnore të ditës së Diel, ato mblidhen të gjitha sëbashku në ambientet e kishës katedrale të Shën Dhimitrit. Pasi pijnë kafenë, ndajnë mes tyre eksperiencat e javës që lanë pas, gjithashtu diskutojnë për programe të ndryshme që mund të organizojnë apo të marrin pjesë duke dhënë ndihmën e tyre.

Grupi i grave të katekizmit siç i therrasin ndryshe, u mblodhën qysh në vitet e para të Demokracisë nën iniciativën e mësueses Fana Mingu, e cila gjithmonë ka dhënë një kontribut të vyer për unitetin e grupit dhe për vazhdueshmërinë e tij ndër vite.

Nismat, ndihmat, dhe aktivitetet janë të panumërta nga këtë zonja të palodhura. Me gëzim atë përcjellim për gjithë njerëzit mesazhe falënderimi dhe dashurie.


— facebook.com/RadioNgjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων