Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvilloi një vizitë private në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvilloi sot datë 1 Dhjetor 2022 një vizitë private në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Ai u mirëprit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” nga vet Kryepiskopi Anastas dhe anëtarë të tjerë të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Andon, Mitropoliti Nathanael dhe Episkop Asti. Shkëlqesia e tij pasi ndezi qiri u njoh me arkitekturën dhe veprat e artit që zbukurojnë Katedralen. Përgjatë vizitës Kryepiskopi i foli gjermanisht Shkëlqesisë së tij. Takimi kaloi në një klimë të ngrohtë dhe miqësore.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










