01/11/2020 01/11/2020 Poema “Qielli im” e poetit Ilirjan Zhupa e interpretuar nga aktorët e mirënjohur Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita dhe Kristian Koroveshi u shfaq për herë të parë për publikun, pasi ishte xhiruar gjatë muajve të verës në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë. Vepra ndikon te publiku për të reflektuar për dashurinë, pasionin, jetën,...
01 Νοεμβρίου, 2020 - 14:37
Τελευταία ενημέρωση: 01/11/2020 - 14:42

“Qielli im” i Ilirian Zhupës nën interpretimin e katër artistëve/ Formë e re e komunikimit me publikun

Διαδώστε:
“Qielli im” i Ilirian Zhupës nën interpretimin e katër artistëve/ Formë e re e komunikimit me publikun

Poema “Qielli im” e poetit Ilirjan Zhupa e interpretuar nga aktorët e mirënjohur Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita dhe Kristian Koroveshi u shfaq për herë të parë për publikun, pasi ishte xhiruar gjatë muajve të verës në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë.

Vepra ndikon te publiku për të reflektuar për dashurinë, pasionin, jetën, krijimin sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë që mbarë bota është duke kaluar. Poema u shfaq në mjediset e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar si një mënyrë për të qëndruar pranë publikut.

Ideatori i këtij eventi Kristian Koroveshi kishte për qëllim që me realizimin e këtij materiali, jo vetëm të na bëjë të ngremë sytë nga qielli dhe të reflektojmë në këtë situatë të vështirë, por edhe që vëmendja të shkojë tek trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore që ne kemi në vendin tonë. Kjo është gjithashtu edhe një mënyrë alternative dhe e vecantë se si artistët dhe arti të gjejnë mënyra për të arritur qëllimin e tyre dhe të vijnë pranë publikut.

Koroveshi shprehet se publiku ynë ka shumë nevojë për këtë formë komunikimi dhe se është vetëm hera e parë e kësaj forme e të servirurit të artit dhe trashëgimisë.

Në vazhdimësi, sipas tij, do të kemi edhe organizime të tjera të kësaj forme. Ai gjithashtu u bën thirrje kolegëve të tij që të jenë sa më pranë publikut me poema, sepse është një mënyrë shumë e mirë për të qenë prezent tek ata.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων