07/02/2020 07/02/2020 Shën Gjergji, kisha ikonë e Libofshës, thuhet se është ndërtuar nga komuniteti vendas në vitin 1776. Rreth 244 vjeçare, kjo bazilikë trenefëshe me tavan të rrafshët, ruan vlera të rralla arkitekturore. Afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Tërpo Zografi, e kanë bërë këtë kishë të lakmueshme për historianët dhe studiuesit....
07 Φεβρουαρίου, 2020 - 14:10

Qyteti im “Kisha e Libofshës dhe Manastiri i Ardenicës”

Διαδώστε:
Qyteti im “Kisha e Libofshës dhe Manastiri i Ardenicës”

Shën Gjergji, kisha ikonë e Libofshës, thuhet se është ndërtuar nga komuniteti vendas në vitin 1776. Rreth 244 vjeçare, kjo bazilikë trenefëshe me tavan të rrafshët, ruan vlera të rralla arkitekturore. Afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Tërpo Zografi, e kanë bërë këtë kishë të lakmueshme për historianët dhe studiuesit.

Manastiri i Ardenicës është i tipit bizantino-ortodoks dhe ka një sipërfaqe me konakët, që i janë shtuar më vonë prej 2.500 m². Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri i vajit, furrat dhe stalla. Nga këmbanorja syri të sheh Krujën, malin e Dajtit, Tomorrin, Adriatikun, Karavastanë e deri në jug malet e Labërisë….

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων