30/01/2025 30/01/2025 Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Kryepiskopit Anastas Janullatos. Kreu i qeverisë ka ndarë një nga rrëfimet e Janullatos, i cili tregonte se kur ishte fëmijë nuk i mjaftonte t’i jepte diçka Perëndisë, por duhej t’i jepej plotësisht Zotit dhe të jetonte me të gjithë qenien...
30 Ιανουαρίου, 2025 - 19:30
Τελευταία ενημέρωση: 30/01/2025 - 19:43

Rama: Erdhi si prift nga Greqia dhe do të largohet si Anastasi i Shqipërisë

Διαδώστε:
Rama: Erdhi si prift nga Greqia dhe do të largohet si Anastasi i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Kryepiskopit Anastas Janullatos.

Kreu i qeverisë ka ndarë një nga rrëfimet e Janullatos, i cili tregonte se kur ishte fëmijë nuk i mjaftonte t’i jepte diçka Perëndisë, por duhej t’i jepej plotësisht Zotit dhe të jetonte me të gjithë qenien e tij me Krishtin.

“Kryepiskopi Anastas Janullatos e përfundoi detyrën e tij në shërbim të besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë.

Si nga pikëpamja thjesht njerëzore dhe shpirtërore jeta e Janullatos ishte një jetë e përmbushur përderisa përmes saj u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, thoshte ai, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka perëndisë, por duhet t’i jepesha plotësisht Atij, doja që qenia ime të jetonte me Krishtin.

Vepra e tij në krye të kishës është qëmtuar, nderuar, admiruar, bekuar deri edhe anatemuar”, tha Rama.

cna.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων