18/02/2019 18/02/2019 Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen. Specialistët e DRKK Korçë kanë realizuar dokumentimin grafik dhe fotografik si dhe rilevimin e kishës së Shën Kollit në fshatin Rehovë. Ata evidentuan problematikat e objektit për të vazhduar me projektin...
18 Φεβρουαρίου, 2019 - 19:18
Τελευταία ενημέρωση: 18/02/2019 - 23:27

Rehovë, dokumentim grafik për restaurimin e kishës së Shën Kollit (FOTO)

Διαδώστε:
Rehovë, dokumentim grafik për restaurimin e kishës së Shën Kollit (FOTO)

Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen.

Specialistët e DRKK Korçë kanë realizuar dokumentimin grafik dhe fotografik si dhe rilevimin e kishës së Shën Kollit në fshatin Rehovë. Ata evidentuan problematikat e objektit për të vazhduar me projektin e plotë të restaurimit.

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit, është përzgjedhur në 100 fshatrat model dhe do krijojë të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas, ashtu dhe për turistët e huaj.

(ATSH)

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων