28/12/2019 28/12/2019 Në kuadër të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore është miratuar projekti i restaurimit për Kishën e Shën Kollit, në fshatin Rehovë të Ersekës. Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës. Fshati...
28 Δεκεμβρίου, 2019 - 15:39

Rehovë, miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Kollit

Διαδώστε:
Rehovë, miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Kollit

Në kuadër të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore është miratuar projekti i restaurimit për Kishën e Shën Kollit, në fshatin Rehovë të Ersekës.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës.

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit, është përzgjedhur në 100 fshatrat model dhe do krijojë të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas, ashtu dhe për turistët e huaj.

 

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων