13/02/2019 13/02/2019 Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin. Në laboratorin e restaurimit të veprave...
13 Φεβρουαρίου, 2019 - 17:33
Τελευταία ενημέρωση: 13/02/2019 - 17:38

Restaurohet ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve” (FOTO)

Διαδώστε:
Restaurohet ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve” (FOTO)

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin.

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese – restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”. Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës. Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese – restauruese të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari.

(ATSH / Nga Adela Alla)

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων