13/12/2019 13/12/2019 Të shtypësh një mëkat, është sikur të mbash të mbyllur tapën e një tubi pastë dhëmbësh. Nëse dikush përpiqet që ta shtypë tubin me gjithë tapë, pasta e dhëmbëve do të dalë diku, por askush nuk e di se nga. Tubi ndoshta do të çahet diku. E njëjta gjë ndodh dhe me fajin.   Normalisht...
13 Δεκεμβρίου, 2019 - 11:42

Rreziku nga shtypja

Διαδώστε:
Rreziku nga shtypja

Të shtypësh një mëkat, është sikur të mbash të mbyllur tapën e një tubi pastë dhëmbësh. Nëse dikush përpiqet që ta shtypë tubin me gjithë tapë, pasta e dhëmbëve do të dalë diku, por askush nuk e di se nga. Tubi ndoshta do të çahet diku. E njëjta gjë ndodh dhe me fajin.

 


Normalisht ai duhet të dalë nga kreu, d.m.th nëpërmjet rrëfimit dhe faljes, por nëse e shtypim ose e mohojmë atë, e vëmë mendjen nën një presion të madh dhe faji do të dalë diku tjetër.

Të riut të ungjillit i doli te paraliza, Zonjës Makbeth i doli atëherë kur filloi të lante duart. Duhet të lahej shpirti i saj dhe jo duart.

Psikiatri Zviceran, Dr. Turnier tregon për një paciente – një vajzë – e cila vuante nga anemia. Një ditë një infermiere i bëri si zakonisht analizën e gjakut dhe ajo doli normale. Ajo nuk mund t’u besonte syve. E përsëriti atë disa herë dhe përsëri i njëjti rezultat. Rruazat e gjakut kishin ndryshuar. Ato ishin mëse normale dhe doktori i habitur kërkoi të takonte vajzën. “A ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme në jetën tënde, tani së fundi?” e pyeti. “Po, diçka ka ndodhur,” u përgjigj vajza.

“Pa pritur kam filluar të fal dikë, ndaj të cilin më kishte lindur një keqdashje e rrezikshme; dhe menjëherë ndjeva se mund t’i thoja ‘po’ jetës!”
Gjendja mendore i kishte ndryshuar tërë sistemin e brendshëm fizik. Ajo tani ishte në paqe me Perëndinë dhe në paqe me tërë njerëzit që e rrethonin kështu dhe shëndeti iu kthye.

Nuk ishte për t’u çuditur që Jisui e shëroi paralitikun, i ktheu atij shëndetin dhe fuqinë e trupit dhe të mendjes duke e siguruar se mëkatet i ishin falur.
Mëkati falet vetëm me Misterin e Pendim Rrëfim, dhe kur marim uratën e faljes nga ati rëfyes, jemi paskësaj në paqe me Perëndinë, me veten me të tjerët dhe me gjithë krijimin .Kështu gjithshka kthehet në normalitet, jeta ,shendeti, shoqëria.

Zyra e Katekizmit KOASH/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων