28/07/2021 28/07/2021 Mendohu pra, se sa e nevojshme është dashuria e krishterë për njeriun që bën jetë shoqërore, si për veten e tij, ashtu edhe për të tjerët, me të cilët bashkëjeton. Me të vërtetë, njeriu i edukuar me doktrinën hyjnore mund të bëhet një mjek i vërtetë shpirtrash me anën e këshillave që do t’u japë...
28 Ιουλίου, 2021 - 13:48

RRITJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE (4) – Këshilla nga Shën Joan Gojarti

Διαδώστε:
RRITJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE (4) – Këshilla nga Shën Joan Gojarti

Mendohu pra, se sa e nevojshme është dashuria e krishterë për njeriun që bën jetë shoqërore, si për veten e tij, ashtu edhe për të tjerët, me të cilët bashkëjeton.
Me të vërtetë, njeriu i edukuar me doktrinën hyjnore mund të bëhet një mjek i vërtetë shpirtrash me anën e këshillave që do t’u japë shokëve, me sjelljet dhe me shembullin e tij.
Kurse eremiti dhe asketi me cilin do të kuvendojë e do të bisedojë? Me muret e me çatinë?
Apo me shkretëtirën e me përrenjtë?
Apo me zogjtë e me shelgjet?
S’ka pra, ky aq nevojë të madhe për atë edukatë, e nëse pajiset me këtë, e bën jo për të mësuar të tjerët, po më tepër për veten e tij; përkundrazi, kjo edukatë është e domosdoshme për njerëzit e kësaj jete shoqërore, pasi këta, sikundër u theksua edhe më sipër, janë të rrethuar prej rreziqesh e mëkatesh më të mëdha.
Kjo pra, le të jetë, o prindër, detyra juaj kryesore: edukata e krishterë dhe formimi i karakterit tuaj dhe i fëmijëve tuaj sipas doktrinës së Ungjillit.
Se përndryshe me ç’guxim do të qëndrojmë përpara tribunës së Krishtit?
Do të thotë dikush: Mos jemi ne përgjegjës për mëkatet e për gabimet e bashkëshortëve tanë dhe fëmijëve tanë?
Po, vëlla i dashur, je pa dyshim përgjegjës, në qoftë se nuk ke përdorur çdo fuqi për ndreqjen e tyre; se për shpëtimin tonë nuk mjafton virtyti ynë personal, po edhe përpjekjet e pareshtura, që duhet të zhvillojmë për të përmirësuar shpirtin e atyre që Zoti vetë na i ka ngarkuar dhe na i ka besuar.
Le të kujdesemi pra, me tërë fuqitë tona, për bashkëshortet tona, për fëmijët, për shërbëtorët e për veten tonë. E në këto përpjekjet tona për formimin shpirtëror të tyre, le t’i lutemi Perëndisë, që të na ndihmojë në këtë vepër të lartë e të shenjtë.
Në qoftë se Zoti na shikon që ne kujdesemi për këtë punë me mish e me shpirt, atëherë do të na japë tërë ndihmën e tij të vlefshme.
Po në qoftë se shikon se nuk i çajmë aspak kryet, le të mësojmë se Ai s’ka për të plotësuar përtacinë tonë. Se këtë duhet ta dimë mirë, Perëndia nuk na do kur jemi përtacë dhe të pakujdesshëm, por vetëm atëherë kur përpiqemi dhe kur mundohemi; nuk na ndihmon kur qëndrojmë pa lëvizur fare, po kur edhe ne zhvillojmë tërë fuqinë tonë: në këtë rast d.m.th. po të përpiqemi edhe ne, sigurisht do të vijë edhe fuqia e Zotit, e cila plotëson dhe sjell në fund çdo gjë që nuk mund të bëhet me fuqitë tona.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων