16/10/2019 16/10/2019 Në Gusht të këtij viti, atë Marius Gabriel Bărăscu ndërroi jetë gjatë një aksidenti me makinë, vetëm një ditë përpara ditëlindjes së tij të 35-të. I ndjeri la pas të shoqen, priftëreshën Preoteasă Petronela dhe katër fëmijë: Anastasia (9 vjeç), Irina (7), Sofiana (4), dhe Nicolae (18 muajsh). Kryepiskopata e Shenjtë e Bukureshtit deklaroi se...
16 Οκτωβρίου, 2019 - 14:41

Rumani: Fëmijët arrijnë të mbledhin 2000 $ për familjen e priftit që ndërroi jetë së fundmi

Διαδώστε:
Rumani: Fëmijët arrijnë të mbledhin 2000 $ për familjen e priftit që ndërroi jetë së fundmi

Në Gusht të këtij viti, atë Marius Gabriel Bărăscu ndërroi jetë gjatë një aksidenti me makinë, vetëm një ditë përpara ditëlindjes së tij të 35-të. I ndjeri la pas të shoqen, priftëreshën Preoteasă Petronela dhe katër fëmijë: Anastasia (9 vjeç), Irina (7), Sofiana (4), dhe Nicolae (18 muajsh).

Kryepiskopata e Shenjtë e Bukureshtit deklaroi se familjes do t’u jepej një shumë prej 1184 $ (5000 lei), ndërkohë që Kryepiskopata e Roman dhe Bacău ka nisur procedurat për blerjen e një shtëpie për ta në Bacău. Gjithashtu, enori dhe organizata të tjera të ndryshme kanë ofruar kontributin e tyre për të mbuluar shpenzimet e pajisjeve të reja shtëpiake, si dhe shumë veshje dhe ushqime.

Së fundmi, edhe fëmijët e enorisë së Shën Petros dhe Pavlit, që ndodhet në lagjen Mănăştur të qytetit Cluj, kanë ofruar ndihmën dhe talentet e tyre për të kontribuuar për këtë familje.

Fëmijët, të cilët morën pjesë në shkollën verore të kishës bënë kryqe, ikona dhe objekte të tjera dekorative, të cilët u shitën në panairin e Fjetjes së Hyjlindëses. Të gjitha të ardhurat e mbledhura (2000 $ apo 8500 lei) iu dorëzuan priftëreshës Pretoasă.

Urojmë që atë Mariusi të prehet në dashurinë e përjetshme të Krishtit.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων