20/03/2023 20/03/2023 Të dashur besimtarë, të jesh i krishterë është e vështirë. Të jetosh sipas porosive të Perëndisë është shumë e vështirë. Të përmushësh misionin që ke nga Perëndia në jetë, është shumë e vështirë. Njerëzit e shenjtë, duke ditur vështirësitë për të përmbushur misionin tonë në jetë, shpesh herë e kanë refuzuar këtë mision. Le të...
20 Μαρτίου, 2023 - 16:32

“Sa e vështirë është të jesh i krishterë?!”

Διαδώστε:
“Sa e vështirë është të jesh i krishterë?!”

Të dashur besimtarë, të jesh i krishterë është e vështirë. Të jetosh sipas porosive të Perëndisë është shumë e vështirë. Të përmushësh misionin që ke nga Perëndia në jetë, është shumë e vështirë. Njerëzit e shenjtë, duke ditur vështirësitë për të përmbushur misionin tonë në jetë, shpesh herë e kanë refuzuar këtë mision. Le të shqyrtojmë një nga personazhet e shquar të popullit të zgjedhur të Perëndisë, Moisiun.

Ne kujtojmë nga Shkrimi i Shenjtë ku na thuhet, se Moisiu ishte duke kullotur bagëtitë në malin Sina, ku u shfaq Zoti dhe i kërkoi të nxirrte popullin e Tij nga skllavëria e Egjiptit dhe ta çonte në Tokën e Premtuar. Moisiu i kërkon Zotit, që të caktojë dikë tjetër në vendin e tij. Ai mendonte se nuk do të besonin njerëzit se kush ishte Perëndia që i ka folur.
Perëndia i thotë, se ai duhet të tregojë, që e ka nisur Perëndia i etërve të tyre, Isakut, Abrahamit, Jakovit.

Moisiu këmbënguli që nuk do e besojnë dhe i kërkon Perëndisë një shenjë që të quhet i besueshëm. Zoti i kërkon Moisiut që të hedh bastun e tij në tokë, e hodhi dhe ai u bë një gjarpër, e urdhëron përsëri të të marri gjarprin , dhe ai u ribë bastun.

Pastaj e urdhëron të fusë dorën e tij në gji,e nxorri doren dhe ajo u bë me lebër, e futi përsëri dorën dhe ajo u bë e shëndoshë sic ishte. “Shko tani” , i thotë përsëri zoti.
“Përsëri e kam te vështirë të shkoj, thotë Moisiu. Jam njeri që kam vështirësi në te folur, në të shprehur, në të mbajtur kuvend, dërgo dikë tjetër”! “Shko” i thotë Zoti “vëllai ytë do të jetë goja jote, shko dhe unë do të jem bashkë me ty”!

Shkoi Moisiu të përmbushë misionin e caktuar nga Zoti dhe udhëhoqi popullin e tij në shkretëtirë për dyzet vjetë drejt Tokës së Premtuar. I dimë vuajtjet e tij, për te përmbushur këtë mision.
Është shumë e vështirë! Është shumë e vështirë për ne të jetojmë si të krishter, është shumë e veshtirë të përmbushim misionin tonë, madje edhe vet Krishti, pak para arrestimit të Tij edhe pësimeve të Tij thotë:”Atë nësë është e mundur hiqe prej meje këtë kupë, por u bëftë dëshira jote”! Është e vështirë edhe për ne, që të jetojmë si të krishterë.

Po përse kjo vështirësi?! Ja unë po marr më te lehtën nga vështirësitë. Po marr kreshmën. Kreshma sipas mendimin tim është pjesa më e lehtë që mund te bëjmë ne jetën tonë. Flasim për kreshmën ushqimore, jo pjesën tjetër, se ajo është vështirë.

Megjithëse kreshma është nje gjë shumë e lehtë, por sa prej nesh bëjmë këtë gjë të lehtë sa prej nesh mbajnë kreshmën? Por është edhe shumë e vështirë, ja janë afër 50 ditë kreshme tani për Pashkë. Gjithashtu gati gjysma e vitit për ne te krishterët është kreshëm, por le të flasim për gjërat e tjera sa të vështira janë.

Sa e vështirë është ndershëria, e vështëirë është të jeshë i ndershëm në ditët e sotme. Në shoqërin e sotme, një i ri, qoftë vajzë ose djalë që nuk nuk ka një të dashur bullizohet nga shoqëria.
“Mos jeni të mangët që jeni në këtë gjendje”?! Nësë dikush punon në punën e tij me ndershmëri quhet i marrë. I zoti quhet ai që di te vjedh, të mashtrojë, dhe të fitojë në mënyrë të padrejtë. Sidomos në vendin tonë mburren për zotësinë e tyre për te vjedhur edhe zhvatur. Ai qëndron i drejtë dhe i mirë quhet budalla dhe i marrë.

Sa të vështira jan gjërat e tjera që duhet të përmbushim ne si të krishterë?! Sa e vështirë është të mos gjykojnmë te tjerët?! Sa e vështirë të mos bëjmë thashetheme?! Madje sa më e vështirë është të bëjmë gjërat e tjera që na kërkon zoti, të falim të tjerët që na shajnë, na ofendojnë, na bëjnë të këqija?! Sa e vështirë është t’i falim, akoma edhe më e vështirë t’i duam.

Pra, është shumë e vështirë që ne të jetojmë si të krishterë e megjithatë Zoti na thotë qe kjo është e vetmja rrugë që ne të kemi bekim ne këtë jetë dhe te fitojmë Mbretërin e Perëndisë.
Zoti na thotë se rrugë është e ngushtë dhe dera është e vogël. Rruga dhe dera që cojnë në jetë janë të ngushta. Rruga e gjerë që shohim të ndiqet sot conë në shkatërrim. Ne kemi sigurinë dhe besimin që meqënëse Zoti na thotë se kjo është rruga. Rruga e kryqi është e vetmja rrugë e sigurtë që ne duhet të ndejkim.

Secili prej nesh me këtë besim dhe siguri ta marr kryqin e tij. Nëse do të kishte rrugë tjetër, Zoti si një Atë i dhembshur do të na e tregonte. Kush është ai prind, që do të dinte cila është rruga më e lehtë për fëmijën e tij që të merrte bekimin dhe nuk do ta bënte?! Aq më tepër Zoti patjetër do të na e tregonte, por nuk ka rrugë tjetër. E vetmja rrugë është të ngremë kryqin tonë të mundimeve ditë për ditë, të ndjekim shembullin e Zotit.

Në këtë udhëtim nuk jemi vetëm, por Zoti është bashkë me ne. Amin!

 

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, Nikolla, E Diela e III e Kreshmë, Falja e Kryqit, dt. 19/3/2023

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων