21/05/2020 21/05/2020 Studimet kanë treguar se fëmijët mësojnë nga ata që duan. Nëse fëmijët të duan, me etje do ta pranojnë besimin dhe sistemin tënd të vlerave. Nëse nuk të duan, ata do të rebelohen. Prandaj, ka rëndësi krijimi i një atmosfere familjare ku mbizotëron dashuria. Kjo nuk mund të bëhet pa Perëndinë dhe pa lutjet familjare,...
21 Μαΐου, 2020 - 14:15
Τελευταία ενημέρωση: 21/05/2020 - 14:17

Së pari duhet ta DUASH….

Διαδώστε:
Së pari duhet ta DUASH….

Studimet kanë treguar se fëmijët mësojnë nga ata që duan. Nëse fëmijët të duan, me etje do ta pranojnë besimin dhe sistemin tënd të vlerave. Nëse nuk të duan, ata do të rebelohen.

Prandaj, ka rëndësi krijimi i një atmosfere familjare ku mbizotëron dashuria. Kjo nuk mund të bëhet pa Perëndinë dhe pa lutjet familjare, pa dhënë kohë për të qenë plotësisht pranishëm te Perëndia dhe te njëri-tjetri.

Dikush tha: “Atë që dëshiron ta ndryshosh, së pari duhet ta duash”.

Fëmija e njeh dashurinë e Perëndisë nga dashuria që ai përjeton nga prindërit e tij. Ikona e parë e fëmijës është ikona e nënës dhe e babait të cilët përkulen mbi shtrat. Dashuria e prindërve nuk është thjesht një analogji e dashurisë së Perëndisë; ajo shfaq dashurinë e Perëndisë. Fëmija mëson të dojë, duke u dashur së pari në shtëpi. Fëmijët mund të duan, ngaqë së pari u deshën (1Joani 4:10; 4:19).

Dhe për këtë arsye, roli i prindërve është qëndror. Kështu që, gjëja më e rëndësishme në një familje është DASHURIA, që prindërit të duan njëri-tjetrin. Vetëm kështu ata mund të krijojnë një atmosferë në shtëpi ku mbizotëron dashuria. “Tani këto tri gjëra mbeten, besimi, shpresa dhe dashuria. Por më e madhja nga këto është dashuria”.
Bruno Bettelheim, psikologu i mirënjohur i fëmijëve, tha se zgjedhjet morale të fëmijës nuk bazohen në zgjedhje abstrakte të së drejtës dhe të së gabuarës. Ato bazohen tek njerëzit që ai do dhe admiron. Në fjalët e Bettelheim: “Pyetja për fëmijën nuk është: ‘A dua unë të jem i mirë?’, por ‘kë dua unë dhe kujt dua unë t’i ngjaj?’”

Për shembull kur shën Agustini, shkroi për personin i cili kishte rolin kryesor në kthimin e tij në besimin e krishterë, episkop Ambrozin e Milanos, tha: “Ai njeri i Perëndisë më pranoi si baba dhe tregoi mirësi. Unë fillova ta doja, së pari, jo si mësues të së vërtetës, por si një person i cili ishte i mirë me mua”.

Kush mund ta masë vlerën e një prindi i cili i rrezaton dashurinë dhe mirësinë e Krishtit fëmijëve të tij?! Në fjalët e nënë Terezës thuhet: “Të jeni shprehja e gjallë e mirësisë së Perëndisë; mirësi në fytyrën tënde, në sytë e tu, në buzëqeshjen tënde, mirësi në përshëndetjen tënde të ngrohtë… shpërndaj dashuri kudo. Pikë së pari në shtëpinë tënde”.

Fëmijët tanë nuk do të qëndrojnë në besim me argumenta logjike. Ata duhet të duhen në besim, ashtu si djali plangprishës i cili jo thjesht u pranua, por u desh sërish nga Ati.

Atë Antonis Koniaris

 

 

facebook.com/rinia.tirane

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων