17/12/2019 17/12/2019   Duhet t’u përmbahemi fort dy rregullave në jetën tonë të përditshme: asnjëherë të mos trishtohemi dhe asnjëherë të mos trishtojmë të tjerët. Ne nuk guxojmë të trishtohemi, sepse gjendja jonë shpirtërore pasqyrohet mbi ata që na rrethojnë dhe mendimet tona të errëta u heqin atyre shpresën për të ardhmen dhe forcën për luftë. Më...
17 Δεκεμβρίου, 2019 - 13:17

Secili ndihmon shokun e vet dhe i thotë vëllait të vet: “Kurajo!” (Isaia.41:6)

Διαδώστε:
Secili ndihmon shokun e vet dhe i thotë vëllait të vet: “Kurajo!” (Isaia.41:6)

 

Duhet t’u përmbahemi fort dy rregullave në jetën tonë të përditshme: asnjëherë të mos trishtohemi dhe asnjëherë të mos trishtojmë të tjerët. Ne nuk guxojmë të trishtohemi, sepse gjendja jonë shpirtërore pasqyrohet mbi ata që na rrethojnë dhe mendimet tona të errëta u heqin atyre shpresën për të ardhmen dhe forcën për luftë. Më mirë të heshtim, sesa të shfaqim qysh më parë dyshimet tona. Nëse zemra jonë, pra, është plot me shpresë të gëzueshme, do ta themi me zë të lartë edhe besimin, edhe gëzimin tonë dhe ajo, që kemi marrë nga Perëndia, do të mbushet me bekimin e Tij përreth nesh. Shpesh të krishterët i lëshojnë duart nga dëshpërimi duke parë se punët e tyre janë të kota frytet nuk duken, të korrat vonojnë. Kur një ndjenjë e tillë na pushton, le të kujtojmë forcën dhe rezistencën, me të cilat punonte Krishti në tokëm, aspirata dhe shpresa nuk e lanë Atë, ndonëse fitore të dukshme ai nuk korri dhe punët e Tij mund të dukeshin të kota. Le ta mbajmë gjithmonë në zemër këtë shembull të mrekullueshëm, le të kujtojmë se pas reve ndriçon dielli dhe duke pritur me durim se ai do të ndriçojë përsëri për ne, mos t’ia lejojmë vetes të biem në trishtim, ky na heq forcën tonë të domosdoshme dhe gjallërinë e duhur. Le të shikojmë me guxim përpara, duke kërkuar gjithmonë pikën e ndritshme. Perëndia do t’i justifikojë shpresat tona dhe njerëzve jeta do t’u duket më e gëzueshme, më e ndritshme, më e mrekullueshme.

Rinia Ortodokse Tirane/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων