21/01/2020 21/01/2020   “Jepjuni tërësisht Krishtit! Jepini Atij pushtetin e plotë mbi ju, vetëm Ai le të mbretërojë në shpirtin tuaj. Madje, edhe në mes të punës suaj, në emër të Krishtit, lërini vetes kohë të pushoni, të kujtoheni dhe të prisni në heshtje vizitën e Tij që jo ju, por Ai vetë të veprojë tek ju...
21 Ιανουαρίου, 2020 - 15:09

Sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.” (2 Kor.12:10)

Διαδώστε:
Sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.” (2 Kor.12:10)

 

“Jepjuni tërësisht Krishtit! Jepini Atij pushtetin e plotë mbi ju, vetëm Ai le të mbretërojë në shpirtin tuaj. Madje, edhe në mes të punës suaj, në emër të Krishtit, lërini vetes kohë të pushoni, të kujtoheni dhe të prisni në heshtje vizitën e Tij që jo ju, por Ai vetë të veprojë tek ju dhe përmes jush. Ruhuni nga sorollatjet e tepërta dhe të kota në punën tuaj. Ne të gjithë kemi nevojë për përtëritjen e përditshme, për komunikimin dhe duhet të kujtojmë se “sepse fuqia përsoset në dobësi” (2 Kor.12:9) duhet të pranojmë pafuqishmërinë tonë, të bëhemi fëmijë të vegjël në duart e Perëndisë, sepse dora e Perëndisë na drejton neve vazhdimisht.
Kujtohuni, se si “Jakovi mbeti vetëm dhe skish se kush të luftonte me të” (Zan.32:24). Jo në turmën me shumë njerëz, jo në vorbullën shkumëzuese të veprimtarisë shfaqet për ne Zoti, jo, Ai zbret tek ne dhe na gjen neve në vetmi dhe në qetësi. Ndoshta, edhe ju jeni të vetmuar, të sëmurë? Ndoshta, ju e ndieni veten të huaj nga të afërmit, të braktisur nga të gjithë? Apo keni humbur njeriun tuaj të dashur të afërt, që ka qenë mbështetja juaj, ngushëllimi juaj në jetë? Por, mos vallë ju keni mbetur të vetmuar? Oh, jo, ju nuk jeni të vetmuar! Krishti do t’ju vizitojë me Frymën e Tij, ju do ta shikoni Atë me sytë e besimit dhe Ai do t’ju mbushë me forcën e Tij! Por, për të pranuar nga Ai këtë dhuratë, duhet të përmbusheni me përulës, duhet të silleni dhe të bëheni si fëmijë, vetëm atëherë mund të merrni dhuratat e Frymës së Shenjtë. Para së gjithash, ne duhet të pranojmë pafuqishmërinë tonë vetjake dhe forcën e Perëndisë, të cilën Jakovi e pa në luftën me Zotin, kur e pa Zotin “ballë për ballë”. (Zan.32:30)
“Dhe i dëmtoi Jakovit pjesën e kërdhokullës” (Zan.32:25). Ai edhe më parë ishte një njeri besimtar, por pas takimit ballë për ballë me Zotin, ai u shndërrua në “Izrael” d.m.th. Fitimtar. Pabesitë tona të vazhdueshme, zmbrapsjet tona, rëniet tona ndodhin, sepse shpirti ynë ende nuk është ndeshur me Zotin, sepse ne nuk e kemi pranuar në veten tonë Frymën e Shenjtë të Perëndisë. Vetëm në komunikimin e përditshëm me Zotin, duke marrë drejtpërdrejt nga duart e Tij forcën e jetës së amshuar, mund të luftojmë pafuqishmërinë tonë për të mos u dobësuar, për të mos rënë dhe për të mos vdekur në rrugën e jetës tokësore.
Rinia Ortodokse Tirane/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων