“Shën Andrea kërkonte Shpëtimtarin”
Dimë që Andrea ishte një peshkatar, një njeri i thjeshtë, po nuk reshti kurrë së pasuri interesa dhe kërkesa shpirtërore. Kërkonte rrugën e shpëtimit. Është njëri prej atyre, që studjojnë Biblën dhe profetët dhe pret përmbushjen e premtimeve.
Ky studim i kishte prekur shpirtin dhe një etje e pashoqe digjte botën e tij shpirtërore për të “shumëpriturin” e madh. Kërkonte dhe dëshironte me zjarr Perëndinë dhe Shpëtimtarin.
Atje në ujrat e Jordanit, dëgjoi predikimin e Joanit, i cili ishte një profet i madh. U bë njëri prej dëgjuesve dhe pasuesve të parë të Pararendësit. Ndjek predikimet e tij dhe ditë e natë pret ardhjen e Mesisë. Zemra e tij rreth shumë fort dhe dëshira i bëhët akoma më e flaktë. Mesia kishte lindur në tokë dhe këtë e predikonte me të madhe Joani. ” Mesia erdhi dhe është midis nesh. Në qoftë se më konsideroni të madh, po ju them se jam aq i vogël, sa nuk jam i denjë t’i lidh as sandalet.”(Jn. 1:26-27) . Zemra e Andreas digjej nga dëshira për të takuar ” Të predikuarin” e Joanit, prandaj iu përgjigj menjëherë thirrjes për t’u bërë pasuesi i Tij dhe për këtë arsye u quajt , “I parëthirruri “.
Sapo dëgjoi Joanin që tha: ” Ja Qengji i Perëndisë” (Jn. 1:36). Me zell dhe dëshirë të madhe rend dhe e ndjek Shpëtimtarin kudo.
Zelli dhe dëshira e shën Andreas qofshin frymëzim për ne! Amin!

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










