03/12/2020 03/12/2020 Ikona e Shën Gjergjit e ekspozuar në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë vjen nga kisha e Vithkuqit dhe paraqitet në variantin e ikonës së gdhendur në dru. Skena e realizuar nga mjeshtri Gjergji nga Ternovo në vitin 1986, është realizuar në mënyrën tradicionale, ku Shën Gjergji paraqitet mbi kalë duke vrarë...
03 Δεκεμβρίου, 2020 - 15:21

Shën Gjergji mbi kalë duke vrarë dragoin/ Detajet e ikonës së gdhendur në dru

Διαδώστε:
Shën Gjergji mbi kalë duke vrarë dragoin/ Detajet e ikonës së gdhendur në dru

Ikona e Shën Gjergjit e ekspozuar në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë vjen nga kisha e Vithkuqit dhe paraqitet në variantin e ikonës së gdhendur në dru.

Skena e realizuar nga mjeshtri Gjergji nga Ternovo në vitin 1986, është realizuar në mënyrën tradicionale, ku Shën Gjergji paraqitet mbi kalë duke vrarë dragoin. Figura e shënjtorit si dhe e kalit është masive dhe zë sipërfaqen më të madhe të panelit drusor.

Prapa shënjtorit kryesor, mjeshtri ka gdhendur një figurë në miniaturë i cili mban një enë me ujë. Ai është duke mbajtur ujin e pagëzimit i cili definizon natyrën martire të Shën Gjergjit. Shën Gjergji përveçse shenjtor ishte edhe martir i Kristianiznit.

Në pjesën e sipërme të ikonës kemi të gdhendura dy figura engjëjsh të cilët janë duke afruar kurorën e shenjtë.
Firma e mjeshtrit është e gdhendur në një medalion “punuar me dorën e Gjergjit nga Ternovo” në fund të panelit drusor midis dy lulesh rozetë.

 

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων