14/03/2021 15/03/2021 Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin” është pikturuar gjatë fundit të shekullit të XIX, për të zbukuruar kishën e fshatit Sinicë në Korçë. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se “sot kjo ikonë zbukuron dhomën e artë në ambientet e MKAM”. Ikona me përmasa të konsiderueshme paraqet në qendër Virgjëreshën Mari të...
14 Μαρτίου, 2021 - 17:52
Τελευταία ενημέρωση: 15/03/2021 - 0:56

“Shën Mëria në fron me Krishtin”/ Ikona e kishës së Sinicës në Korçë u pikturua në fund të shekullit XIX

Διαδώστε:
“Shën Mëria në fron me Krishtin”/ Ikona e kishës së Sinicës në Korçë u pikturua në fund të shekullit XIX

Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin” është pikturuar gjatë fundit të shekullit të XIX, për të zbukuruar kishën e fshatit Sinicë në Korçë.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se “sot kjo ikonë zbukuron dhomën e artë në ambientet e MKAM”.

Ikona me përmasa të konsiderueshme paraqet në qendër Virgjëreshën Mari të ulur në një fron të dekoruar në frymën e artit barok. Në krahun e majtë ajo mban Krishtin të pikturuar me ngjyrë të gjelbër e të kuqe. Krishti me njërën dorë bekon ndërsa në dorën tjetër mban një elitar të mbledhur.

Fytyrat e tyre janë modeluar me tipare të buta, ngjyra të lehta, faqe të kuqe dhe qerpikë të theksuar në sytë e tyre. Në pjesën e sipërme të ikonës prej reve puplore shfaqen në fluturim dy kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel të cilët afrojnë kurorën mbretërore në nëna e Zotit.

Aureolat në dy figurat kryesore të kompozimit, janë shumë të dekoruara me elementë dekorativë, sikundër dhe froni mbretëror.

 

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων