06/12/2020 06/12/2020 Dita e Shën Nikollës është një nga festat më të mëdha dhe më të dashura në vendin tonë. Kremtohet më 6 dhjetor – data në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Nikolla Çudibërësit, Kryepeshkopi i Mirës së Likisë, i quajtur “Rregulli i Besimit dhe Modeli i Butësisë, Mësuesi i Maturisë”. Shenjtori gëzon...
06 Δεκεμβρίου, 2020 - 18:21
Τελευταία ενημέρωση: 06/12/2020 - 18:22

Shën Nikolla Çudibërësi – mbrojtësi i marinarëve, peshkatarëve dhe bankierëve, kujdestari i familjes

Διαδώστε:
Shën Nikolla Çudibërësi – mbrojtësi i marinarëve, peshkatarëve dhe bankierëve, kujdestari i familjes

Dita e Shën Nikollës është një nga festat më të mëdha dhe më të dashura në vendin tonë. Kremtohet më 6 dhjetor – data në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Nikolla Çudibërësit, Kryepeshkopi i Mirës së Likisë, i quajtur “Rregulli i Besimit dhe Modeli i Butësisë, Mësuesi i Maturisë”.

Shenjtori gëzon një respekt të madh në traditën popullore bullgare. Imazhi i tij në folklorin tonë është i një heroi trim me fuqi të mbinatyrshme, zot i detit, i ujërave dhe erërave, mbrojtës i njerëzve në telashe në mes të detit. Shenjtori konsiderohet mbrojtës i fëmijëve, peshkatarëve, marinarëve, udhëtarëve.

Disa nga mrekullitë e bëra nga ai duke qenë i gjallë dhe pasi u largua nga kjo botë i kanë bërë njerëzit për ta adhuruar si mbrojtës të tregtarëve dhe bankierëve, të familjes, shtëpisë, pronës dhe mallrave. Disa e konsiderojnë si mbrojtës të vjedhësve, të prodhuesve të birrës, prodhuesve të fuçive, farmacistëve dhe të të burgosurve. Këtë ditë në Bullgari festojnë të gjithë që mbajnë emrat Nikolla, Nikollaj, Nikoll, Nikolina, Nikoleta, Nina etj.

 

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων