14/10/2020 14/10/2020 E Shenjta Paraskeva Epivatska, e cila ka jetuar në periudhën e shekujve të 10-11 tek ne, e quajmë Shën Petka Bullgare. Festa e saj në kalendarin kishtar është më 14 tetor. Atëherë është dhe festa popullore Petkovden. Sipas jetëshkrimit të saj, të shkruar nga kleriku i shquar mesjetar bullgar Shën Patriku Evtimij ajo ka qenë...
14 Οκτωβρίου, 2020 - 15:12
Τελευταία ενημέρωση: 14/10/2020 - 15:13

Shën Petka në besime dhe legjenda

Διαδώστε:
Shën Petka në besime dhe legjenda

E Shenjta Paraskeva Epivatska, e cila ka jetuar në periudhën e shekujve të 10-11 tek ne, e quajmë Shën Petka Bullgare. Festa e saj në kalendarin kishtar është më 14 tetor. Atëherë është dhe festa popullore Petkovden.

Sipas jetëshkrimit të saj, të shkruar nga kleriku i shquar mesjetar bullgar Shën Patriku Evtimij ajo ka qenë me prejardhje nga Epivati, kurse prindërit e saj kanë qenë bullgarë. Që nga viti 1238 deri në pushtimin osman gjatë vitit (1396) lipsanet e saj të shenjta kanë qenë në kishën “Shën Petka Tërnovska” në kryeqytetin tonë të vjetër Veliko Tërnovo. Pas endjes me shekuj të tërë gjatë vitit 1641 lipsanet e saj janë vendosur në katedralen në Jash (në Rumaninë Veriore), ku sot tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.

Shën Paraskeva (Petka Bëllgarska) është një shenjtore shumë e dashur dhe e nderuar mes ortodoksëve në vendin tonë. Asaj i janë përkushtuar kisha në të gjithë vendin tonë. Populli bullgar ka ruajtur legjenda dhe gojëdhëna të shumta për forcat e saj shëruese, të cilat kanë krijuar çudira, si dhe për mbrojtjen e saj të grave, të nënave dhe të shtëpisë.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

— bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων