12/08/2020 12/08/2020 E mërkurë, 12 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI Dëshmorët Foti dhe Anikiti. Oshënarët Palamoni e Kastori. Dëshmor Kapitoni etj. Oshënar Egloni. – Dëshmorët Foti dhe Anikiti – Foti dhe Anikiti, martirë të shenjtë, jetuan në vitet kur mbret ishte Diokleciani. Foti ishte nip i Anikitit. Që të dy...
12 Αυγούστου, 2020 - 18:54
Τελευταία ενημέρωση: 12/08/2020 - 18:55

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E mërkurë, 12 gusht 2020 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI

Dëshmorët Foti dhe Anikiti. Oshënarët Palamoni e Kastori. Dëshmor Kapitoni etj. Oshënar Egloni.

– Dëshmorët Foti dhe Anikiti –

Foti dhe Anikiti, martirë të shenjtë, jetuan në vitet kur mbret ishte Diokleciani. Foti ishte nip i Anikitit. Që të dy ishin me origjinë nga Nikomedia. Diokleciani mblodhi në Nikomedi një këshill kundër të krishterëve, sepse dëshironte të fillonte një ndjekje të ashpër kundër tyre. Ai vendosi të dënonte këdo që do të përmendte emrin e Krishtit. I pranishëm në këtë këshill ishte dhe Anikiti, i cili nuk u frikësua nga kërcënimet e tiranit, por para të gjithëve pohoi se ishte i krishterë.

Me ton të fortë e të sigurt ai iu drejtua perandorit: “O mbret, ti mashtron veten nëse mendon se, me masat që po merr kundër të krishterëve, do të arrish të realizosh qëllimet e tua të paskrupullta. Duhet ta dish se të krishterët përbëjnë pjesën më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe do të ishin pa mend nëse do t’u besonin idhujve. Prandaj çfarëdolloj mase që do të marrësh kundër tyre, ti do të dëmtohesh, ndërsa ata do të bëhen martirë të lavdishëm”.

Diokleciani, i ofenduar nga vërejtja që i bëri Anikiti, urdhëroi që, pasi ta rrihnin, t’ia hidhnin si ushqim një luani të uritur. Por, për çudi të të gjithëve, në momentin e frikshëm, luani ngadalësoi vrullin e tij të egër dhe u zbut si një dele dhe me këmbën e tij të djathtë fshiu djersën që rridhte nga balli i shenjtorit. Atëherë shenjti lavdëroi Perëndinë e gjithëfuqishëm.

Pas lutjes dhe lavdërimit të tij, u bë një tërmet i fuqishëm dhe shumë statuja pagane u bënë copë-copë. Kjo gjë bëri që Diokleciani të egërsohej akoma më shumë dhe të urdhëronte të tjera tortura ndaj Anikitit. Në këto tortura më pas mori pjesë dhe Foti, i cili pohoi se edhe ai ishte i krishterë. Pas shumë mundimesh i mbyllën në burg ku qëndruan tre vjet pa asnjë përkujdesje.

Por inati i perandorit nuk përfundoi me kaq. Ai rifilloi torturat dhe i mundoi kaq shumë shenjtorët, saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë vuajtja që ata kaluan. Duke u lutur, Anikiti dhe nipi i tij Foti dorëzuan shpirtin e tyre të shenjtë te Perëndia duke fituar kurorën e pavyshkur të lavdisë së përjetshme.


facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων