19/10/2019 19/10/2019 E shtunë, 19 tetor 2019 – Shenjtori i ditës. Profeti Joel. Mnason Qiprioti. Dëshmor Uari. Oshënare Kleopatra. Oshënar Joani në Rila. – Profeti Joel – Profeti i shenjtë Joel vinte nga fisi i Rubimit dhe ishte bir i Petuelit. Profetizoi në mbretërinë e Judesë dhe veçanërisht në Jerusalem në një kohë të vështirë për t’u...
19 Οκτωβρίου, 2019 - 16:21

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E shtunë, 19 tetor 2019 – Shenjtori i ditës.

Profeti Joel. Mnason Qiprioti. Dëshmor Uari. Oshënare Kleopatra. Oshënar Joani në Rila.

– Profeti Joel –

Profeti i shenjtë Joel vinte nga fisi i Rubimit dhe ishte bir i Petuelit. Profetizoi në mbretërinë e Judesë dhe veçanërisht në Jerusalem në një kohë të vështirë për t’u përcaktuar.

Në fillim të profecisë së tij, Perëndia e lajmëron popullin e tij për dënime të këqija, simbolizuar nga dyndjet e karkalecave dhe thatësirës, të cilat do të paranjoftojnë “Ditën e Zotit”, d.m.th. ditën kur Zoti do të vijë për të gjykuar tokën. Perëndia jep kërcënime të tilla që ta shtyjë popullin në pendim: “kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me kreshmë, lot dhe vajtime. Dërrmojini zemrat tuaja dhe jo rrobat tuaja, ejani te Zoti Perëndia juaj, sepse është i mëshirshëm dhe zemërgjerë, i ngadaltë në zemërim dhe i pasur në mëshirë. I vjen keq për të këqijat që ju sjell” (Joeli 2.12-13).

Përtej këtyre kërcënimeve, profeti na shpalos një perspektivë të restaurimit të ardhshëm, të kthimit te mirësia hyjnore që do të shpërndajë Shpirti i Shenjtë mbi çdo gjë: “Dhe pas gjithë kësaj do të shpërndaj Frymën time mbi çdo mish. Dhe bijtë tuaj, dhe bijat tuaja do të profetizojnë, etërit tuaj do të shikojnë ëndrra dhe të rinjtë tuaj do të kenë vizione” (Joeli 3.1). Kjo kohë e bekuar u dha gjatë Pentikostisë dhe do njohë plotësinë e saj ditën e Ardhjes së Krishtit.

* * * * *

– Oshënare Kleopatra –

Ishte një e ve nga Palestina. Gjatë martirizimit në Egjipt të Shën Uarit, që festohet sot gjithashtu, ajo ishte e pranishme. Pikërisht atë natë, së bashku me birin e saj të vetëmlindur dhe me disa të tjerë vodhi lipsanin e shenjtë, të cilin ua kishin hedhur qenve për ta ngrënë. E stolisi bujarisht dhe e vuri nën shtratin e saj.

Në një pushim të përndjekjeve, pas vitit 312, mundi të siguronte leje që të merrte me vete në vendin e saj gjoja eshtrat e të shoqit, luftëtar triumfues. Kështu e transportoi lipsanin dhe e varrosi diku në malin Thavor. Meqë grumbulloheshin shumë njerëz dhe të sëmurët shëroheshin, ndërtoi një kishë madhështore e cila do të inagurohej nga episkopë. Brenda në kishë vendosi lipsanin. Pastaj u shtrua një gosti, ku vetë ajo shërbente bashkë me të birin.

Mbasdite i riu u shtri i lodhur tej mase dhe pa ngrënë. E zunë ethet dhe në mesnatë vdiq… Edhe ajo, aq e dërrmuar sa ishte, do të vdiste! Rrëmbeu të birin dhe duke vajtuar e la në varrin martirik dhe thirri: “Ku mëkatova, o shenjt? Lashë në dhé tim shoq dhe të mora ty, shpenzova dhe u lodha. Nuk kërkova shpagim veç shëndetin e mbështetjes sime në pleqërinë timë! Ose ngjall atë, ose të shkoj dhe unë bashkë me të!” U thyen edhe ata që ishin atje…

Një ditë, nga lodhja e zuri gjumi dhe pa në ëndërr lastarin e saj, të birin, në prehrin e atletit. Stolitë dhe kurorat e tyre vezullonin aq sa të verbonin. “Pse hidhërohesh, o grua? Mos jam mosmirënjohës? Shih lavdinë time!”, e qortoi, ndërsa djali e vërtetoi lumërinë e tij. Uari nuk pranoi ta merrte Kleopatrën (greqisht do të thotë Lavdia e Atit).

Vetëm i tha që të kujdesej vetë për shpëtimin e saj dhe e bekoi. U zgjua e ngushëllur, dhe varrosi me nder të birin pranë dëshmorit, shpërndau pasurinë tek të vobektët dhe në manastire, u vesh me rroba të vjetra dhe shërbeu si kishtare në kishë. Agjëronte, lutej. Kështu i shikonte çdo të diel dhe dëfrehej, derisa pas shtatë vjetësh u varros bashkë me ta. Ajo festohet vetëm në agjiologji të reja.

 

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων