28/03/2020 28/03/2020 E shtunë, 28 mars 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Apostull Herodioni nga të 70-t. Oshënar Ilarioni i Ri. Oshënar Stefan Çudibërësi. Dëshmor Efstrat Kreshmuesi. – Oshënar Ilarioni i Ri – Që në fëmijëri mori kryqin e Krishtit dhe u pastrua nga pasionet me asketizëm dhe me lutje të...
28 Μαρτίου, 2020 - 15:39
Τελευταία ενημέρωση: 28/03/2020 - 15:42

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E shtunë, 28 mars 2020 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS

Apostull Herodioni nga të 70-t. Oshënar Ilarioni i Ri. Oshënar Stefan Çudibërësi. Dëshmor Efstrat Kreshmuesi.

– Oshënar Ilarioni i Ri –

Që në fëmijëri mori kryqin e Krishtit dhe u pastrua nga pasionet me asketizëm dhe me lutje të vazhdueshme. Ishte tepër i dhembshur me të varfrit, aq sa shpesh u jepte edhe veshjen e vetme që kishte në trup dhe vazhdonte udhën i zhveshur. I përulur, i dashur dhe buzagaz, u caktua në krye të manastirit të Pelekitit, në Malin Olimp të Bitinisë, në kohën e persekutimit ikonoklast.

Përvoja e tij e soditjes së fytyrës së Krishtit i lejoi të rrëfente me besim nderimin e ikonave të shenjta, ndaj u persekutua nga tiranët (rreth vitit 754). Si shpërblim të këtyre betejave për virtytin dhe të vërtetën, Perëndia i dha lavdinë e përjetshme dhe në varrin e tij u kryen shumë mrekulli.

* * * * *

– Dëshmor Efstrat Kreshmuesi –

Ishte nga Kievi dhe hoqi dorë nga pasuria, të cilën ua shpërndau të varfërve, që të hynte në ushtrinë e Jisu Krishtit, i Cili u varfërua për ne. U bë murg në manastirin e Shpellave të Kievit dhe me fuqinë e Kryqit, ndërmori beteja të mëdha kundër pasioneve dhe kundër demonëve të padukshëm. I mundi këta të fundit përmes përulësisë dhe bindjes; dhe, duke ruajtur në mendje kujtimin e rënies së njerëzve të parë ngaqë nuk e ruajtën porosinë, dallohej për kreshmimin dhe vetëpërmbajtjen, aq sa filluan ta quanin edhe “kreshmuesi”.

Kur, me lejen hyjnore, toka e Rusisë u pushtua dhe u robërua nga Boniak plaçkitësi, khani i fisit turk të kumanëve, i lumuri Efstrat u zu rob gjatë një inkursioni të tyre në manastir (1097). E çuan deri në Kerson, ku e shitën si skllav te një hebre, bashkë me pesëdhjetë banorë të tjerë të Kievit. Pronari u kërkonte që të mohonin besimin te Krishti, ndaj dhe i linte pa ngrënë. Por Efstrati i forcoi ata në besim dhe i bindi të pranonin një vuajtje kalimtare, si uria, që të fitonin jetën e përjetshme. Kështu, të lodhur nga uria dhe etja, pesëdhjetë robërit vdiqën njëri pas tjetrit. Vetëm Efstrati mbeti i gjallë, sepse ishte i mësuar me kreshmë. Zotëria hebre mendoi se Efstrati ishte përgjegjës që ai kishte humbur aq shumë para nga vdekja e skllevërve, ndaj kërkoi të hakmerrej. Meqë e kremtja e Pashkës ishte afër, e mbërtheu Efstratin mbi një kryq dhe e nxori për ta tallur, ashtu sikurse bënë etërit e tij me Krishtin.

Ai i tha shenjtorit: “O i pamend, shijo Pashkën e Ligjit, që të mbetesh gjallë dhe të shmangësh mallkimin (Dhefteronomi 21:23)”. Shenjtori iu përgjigj: “Zoti më bëri të denjë për këtë hir të madh, që të vuaj për Emrin e Tij mbi kryq, ashtu si Ai. shpresoj të më thotë ashtu si kusarit: Sot do të jesh me mua në Parajsë. Pashka juaj nuk më duhet, nuk i druhem mallkimit, sepse Krishti, Pashka jonë, e shkatërroi mallkimin dhe na dha jetën e përjetshme me drurin e Kryqit, mbi të cilin u kryqëzua. Por ti që më kryqëzove dhe të gjithë bashkëfajtorët, do të qani e do të vajtoni, sepse do të goditeni nga gjaku im dhe nga ai i të krishterëve të tjerë që vratë.
Zoti i urren sabatet tuaja dhe festat tuaja do t’i kthejë në trishtim, sepse çasti i humbjes së kryetarit të paudhësisë suaj po afron”.

I tërbuar nga zemërimi, zotëria hebre mori një heshtë dhe e nguli në brinjën e të kryqëzuarit. Atëherë u pa një karrocë me kuaj të zjarrtë, që ngritën shpirtin e martirit në qiell, dhe u dëgjua një zë që tha: “Ja qytetari i lavdishëm i qytetit qiellor!”. Trupin ia hodhën në det dhe doli në breg te një shpellë, ku u kryen shumë mrekulli dhe u kthyen në besim shumë hebrenj të krahinës.

Profecia e shën Efstratit u realizua. Një çifut i pasur u bë i krishterë dhe u caktua qeveritar i asaj province; por e mohoi besimin dhe u lejoi bashkëkombasve të skllavëronin të krishterët. Kur mbreti mësoi për këto dredhira, urdhëroi ekzekutimin e tij dhe i dëboi të gjithë trafikantët e skllevërve. Edhe çifuti që kishte vrarë shën Efstratin u var në një pemë dhe pati vdekje të mjerueshme, të njëjtë me atë të Judës.

 

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων