29/03/2020 29/03/2020 E diel, 29 mars 20 – Shenjtori i ditës. E Diela IV e Kreshmës (Joani i Shkallës) JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili, Varahisi etj. në Persi. Oshënar Efstathi. – Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili – Ati ynë i shenjtë Marku u dorëzua episkop i...
29 Μαρτίου, 2020 - 21:42
Τελευταία ενημέρωση: 29/03/2020 - 21:44

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E diel, 29 mars 20 – Shenjtori i ditës.
E Diela IV e Kreshmës (Joani i Shkallës)
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS

Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili, Varahisi etj. në Persi. Oshënar Efstathi.

– Hierodëshmor Marku i Arethusës, dëshmor dhjak Kirili –

Ati ynë i shenjtë Marku u dorëzua episkop i qytetit të Arethusës në Siri, në kohën e mbretërimit të shën Konstandinit të Madh. I shtyrë nga zelli hyjnor, shkëlqeu në luftën kundër idhujtarisë dhe shkatërroi me duart e veta një tempull pagan e në vend të tij ngriti një kishë. Gjatë viteve të trazuara që pasuan Sinodin e Nikeas, u tërhoq në rangjet e episkopëve gjysmëarianë, të cilët, pa mohuar hyjninë e Fjalës, nuk e pranonin futjen e termit “i bashkësubstancshëm” (homousios) në Simbolin e Besimit. Mori pjesë në sinodet e Sardikës (343) dhe të Sirmiumit (351), dhe madje hartoi edhe një formular të besimit, i cili kërkonte të pajtonte partitë kundërshtare, me qëllim që të rivendoste unitetin e Kishës (359). Por e kuptoi shpejt gabimin dhe u fut menjëherë në radhët e orthodhoksëve, pak kohë para se Julian Apostati të merrte pushtetin dhe të niste politikën e tij të rivendosjes me dhunë të paganizmit (361).

Kur mësuan për këtë kthim, paganët e Arethusës, të pushtuar nga një inat i thellë për episkopin, tentuan ta hiqnin qafe. Pa asnjë mirënjohje për Markun, i cili i kishte shpëtuar jetën kur i vranë prindërit, Juliani i dha mbështetje të plotë idhujtarëve dhe i lejoi të kërkonin në gjithë krahinën për të gjetur episkopin, i cili ishte larguar, që të mos i ekspozohej persekutimit pa qenë nevoja. Por kur mësoi se në vend të tij kishin kapur e torturuar të krishterë të tjerë, shkoi dhe u dorëzua vetë te paganët. Sa e panë, ata iu sulën shenjtorit egërsisht dhe pa respekt për thinjat e tij, e zhveshën dhe e shkelmuan. Pastaj e hodhën në një kanal të ujërave të zeza dhe nxitën disa fëmijë ta shponin me majat e penave të tyre. Më pas, ia lyen trupin me shëllirë e mjaltë dhe e mbyllën në një kosh të varur, duke e ekspozuar në diellin përvëlues dhe ndaj pickimeve të merimangave e bletëve.

Me gjithë këto vuajtje, Marku mbeti i patundur në besimin e tij dhe refuzoi çdo lloj kompromisi me paganët, të cilët i kërkonin t’u premtonte se do t’u ndërtonte me shpenzimet e tij tempullin që shkatërroi. Shenjtori nuk pranoi t’u jepte asgjë, duke iu thënë se edhe qindarka më e rëndomtë do të ishte për të mohim i të gjithë besimit. Ai tallej me poshtërsitë që bënin dhe shqetësimet që kishin për gjërat tokësore. Të mundur, paganët e lanë më në fund dhe disa nga ata, të frymëzuar nga durimi dhe fjalët e tij, u kthyen te Krishti. Shën Marku fjeti në paqe më 364 dhe mori trofeun e konfesorëve të Krishtit.

Në të njëjtën periudhë, në Heliopoli të Finikisë, Kirili, dhjaku, i cili edhe ai kishte shkatërruar shumë idhuj në kohën e shën Konstandinit, u kap nga paganët. Ata i hapën barkun, ia shpërndanë të brendshmet përdhé dhe e hëngrën të gjallë mëlçinë e tij. Fajtorët e këtij krimi u ndëshkuan nga hakmarrja hyjnore: disa humbën gjithë dhëmbët, të tjerëve iu kalb gjuha dhe disa të tjerë humbën shikimin.

Në Askalon dhe në Gaza, qytete të Palestinës, ku idhujtaria ishte e fuqishme, paganët iu sulën burrave e grave që ishin përkushtuar te Perëndia. Ua derdhën të përbrendshmet dhe barkun ua mbushën me elb, pastaj ua dhanë derrave si ushqim.

Në Sebaste hapën kutinë që mbante lipsanin e Pararendësit, Joan Pagëzorit, dhe e hodhën në zjarr dhe shpërndanë hirin.
Me gjithë këto ndyrësi, ata nuk arritën dot të rivendosnin kultin pagan. Shumica e popullit ishte indiferente ndaj këtyre tentativave, sa kur Juliani donte të organizonte një festë të madhe në Antioki për nder të Apollonit, u befasua kur pa se në tempullin bosh ishte vetëm ai bashkë me oborrtarët, ndërsa në qytet talleshin me të.

* * * * *

– Oshënar Efstathi –

Shën Efstathi ngriti barrën e ëmbël e të lehtë të Krishtit dhe u bë murg, pastaj u hirotonis prift dhe rrezatoi në popull dashurinë hyjnore që kishte në zemër. I përulur, i dhembshur, përdëllyes, i zellshëm për vepra të mira të virtytit dhe plot besim, e caktuan në fronin episkopal të Kios, në Bitini. Ai e qeverisi dioqezën e tij me besnikëri të madhe sipas traditave apostolike.

Prandaj edhe kur u shpall herezia ikonoklaste, luftoi me trimëri për mbrojtjen e besimit të vërtetë. E denoncuan te perandori, por nuk i përfilli kërcënimet, duke vuajtur me durim të pështyra në fytyrë, kamxhikim, helmim dhe goditje me shkopinj. Në fund, heretikët e dëbuan nga dioqeza e tij duke e goditur me shkopinj. Shenjtori, duke lavdëruar Perëndinë, hoqi tërë vuajtjet e një internimi të mundimshëm: urinë, etjen, mungesën e gjërave të nevojshme. Pastaj, u largua nga kjo tokë, për t’u bashkuar me të drejtët.

 

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων