25/04/2020 25/04/2020 E shtunë, 25 prill 2020 – Shenjtori i ditës. E Ndritshme. KRISHTI U NGJALL! Apostull e Ungjillor Marku. Aniani i Aleksandrisë. Dëshmore Niki. – Apostull e Ungjillor Marku – Ishte i biri i Marisë, një të krishtereje të pasur (Vep.12:12). Në moshën rinore ndoqi ngjarjet e fundit të jetës së Jisuit. Ndoshta në shtëpinë e...
25 Απριλίου, 2020 - 18:50
Τελευταία ενημέρωση: 25/04/2020 - 18:52

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E shtunë, 25 prill 2020 – Shenjtori i ditës.
E Ndritshme.

KRISHTI U NGJALL!

Apostull e Ungjillor Marku. Aniani i Aleksandrisë. Dëshmore Niki.

– Apostull e Ungjillor Marku –

Ishte i biri i Marisë, një të krishtereje të pasur (Vep.12:12). Në moshën rinore ndoqi ngjarjet e fundit të jetës së Jisuit. Ndoshta në shtëpinë e tyre u bë Darka Mistike dhe ka shumë mundësi të ishte ai i “riu” misterioz i mbështjellë me çarçaf, që për pak u kap në Gjethsemani, si pasues i Shpëtimtarit. E kapën në çast, por ai “duke lënë çarçafin, u iku atyre i zhveshur” (Mark. 14:51-52). Gjithashtu, në banesën e tyre mblidheshin më pas besimtarët e parë për të bërë lutje (Vep.12:12).

Sipas Letrës dërguar Kolosianëve (4:10) ishte nip i Varnavës (11 qershor) dhe në udhëtimin e parë apostolik (v. 47-48) ndoqi pas dajën e vet dhe apostull Pavlin (29 qershor). Por në Pergë të Pamfilisë ai i la dhe u kthye në Jerusalem (Vep. 13:13). Prandaj në udhëtimin e dytë apostolik (v. 49-52), apostulli i madh këmbënguli që të mos e merrnin me vete dhe kështu u ndanë.

Atëherë Varnava së bashku me Joanin, Markun (emri i tij i plotë) lundruan drejt Qipros (Vep.15:36-40). Më pas Marku paraqitet përsëri si bashkëpunëtor i apostull Pavlit (Filim. 24) e madje si “ngushëllim” i tij (Kol. 4:11) dhe i “vyer për punë” (II Tim. 4:11). Lidhet edhe me apostullin Petro (29 qershor) dhe dërgon dhe ai të fala nga Roma për marrësit e Letrës së parë të Petros (5:13).

Ungjilli i Markut që është më i vogli, por edhe më i vjetri nga të tjerët, u shkrua në bazë të informacioneve kryesisht të Petros dhe trajton në mënyrë të hollësishme Pësimin Hyjnor.

Sipas traditës së lashtë, apostull Marku veproi në Egjipt, Libi, Pentapoli. Ai krijoi Kishën e Aleksandrisë dhe u bë episkopi i parë i saj. Aty në vitin 62 (ose 64) e kapën idhujtarët. E hoqën zvarrë brutalisht mbi gurë, derisa dha frymën, siç e kishte paralajmëruar më parë Zoti në ëndërr. Mbahet si autor i Liturgjisë Hyjnore shumë të lashtë, e cila është ruajtur.

Duhet thënë se Marku (latinisht do të thotë: çekiç), apostull ndër të shtatëdhjetët, kremtohet edhe më 27 shtator edhe më 30 tetor. Është fjala për ungjillorin, edhe pse herë quhet episkop i qytetit të Biblos në Finikë, dhe herë episkop i Apolloniadhës, nuk dihet për cilën nga disa Apolloniadhat ose Apollonitë e lashtësisë bëhet fjalë. Apolloniadhë quhej dhe qyteti antik në Pojan të Fierit.

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων